LAJMI I FUNDIT:

Kjo është pasuria e Menduh Thaçit (Dokument)

Kjo është pasuria e Menduh Thaçit (Dokument)

Telegrafi Maqedoni ka filluar të publikojë pasurinë e zyrtarëve të zgjedhur nga qytetarët shqiptarë në Maqedoni.

Këto tema do të jenë si pjesë e serisë me të cilën Telegrafi Maqedoni do publikojë në mënyrë transparente pasurinë e zyrtarëve të cilët vetë i kanë paraqitur pasuritë e tyre në Komisionin për Pengimin e Korrupsionit.


Si zyrtarë i dytë të cilit Telegrafi Maqedoni do t’ia publikojë pasurinë është kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi i cili pasurinë e tijë e ka paraqitur në këtë komision.

Zyrtarisht, Menduh Thaçi ka pasuri prej 33.155.796 denarë apo në kundërvlerë me euro: 537.816 euro.

Kryetari i PDSH këtë pasuri e ka të ndara në disa elemente, duke numëruar këtu, shtëpitë, veturat dhe kartelat e kursimit. Vlen të theksohet se në vitin 2012, Thaçi ka marrë një kredi prej 4.612.500 denarë që në euro kap vlerën: 75.000 euro. Këtë kredit i pari i PDSH-së duhet ta kthejë deri në vitin 2022.

Më poshtë ju sjellim edhe detajisht pasurinë e kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi:
-Shtëpi me kopsht me gjithësejt 1.186 metër katrorë. Këtë shtëpi Thaçi e ka në Tetovë dhe kap vlerën e 13.000.000 denarë apo në kundërvlerë me euro: 211.382 euro. Këtë pasuri, Thaçi e ka trashëguar nga prindërit.

-Shtëpi me kopsht dhe me objekt afarist me gjithësejt 455 metër katrorë. Edhe këtë shtëpi Thaçi e ka në Tetovë dhe kap vlerën e 4.575.000 denarë apo në kundërvlerë me euro: 74.390 euro. Këtë shtëpi Thaçi e ka blerë.

-Veturë BMW e vitit 1996 që kap vlerën e 3.075.000 denarë apo në kundërvlerë me euro: 50.000 euro. Këtë veturë Thaçi e ka blerë.

-Veturë Peugeot e vitit 2005 që kap vlerën 430.000 denarë apo në kundërvlerë me euro: 7.000 euro. Këtë veturë Thaçi e ka blerë.

-Ka dhënë borxh prej 22.300 euro apo në kundërvlerë me denarë: 1.371.450 denarë. Për paratë e borxhit, Thaçi nuk e ka deklaruar prejardhjen.

-Ka kartelë kursimi në ”Stopanska Banka” prej 1.463.198 denarë apo në kundërvlerë me euro: 23.791 euro.

-Ka kartelë kursimi në ”Stopanska Banka” prej 98.984 euro apo në kundërvlerë me denarë: 6.087.516 denarë.

-Ka kartelë kursimi prej 3.134.416 denarë apo në kundërvlerë me euro: 50.966 euro.

-Kryetari i PDSH-së ka edhe një kredit që duhet ta kthejë deri në vitin 2022 i cili është ngritur në vitin 2012. Vlera e kreditit të huazuar nga Thaçi është 4.612.500 denarë apo me euro: 75.000 euro.

Menduh Thaçi, pasuria

Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar edhe Luan Tresin, zëdhënësin e PDSH-së për t’u deklaruar për pasurinë e kryetarit të partisë së tij. Për 24 orë nuk kemi përgjigje.

Telegrafi Maqedoni do të vazhdojë me publikimin e pasurive të zyrtarëve nga të gjithë partitë. I ardhshëm është kryetari i Komunës së Strugës dhe kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela./Telegrafi/

Kjo është pasuria e Ali Ahmetit (Dokument)
Lexo po ashtu Kjo është pasuria e Ali Ahmetit (Dokument)

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori