LAJMI I FUNDIT:

Kjo është pasuria e Ziadin Selës (Dokument)

Kjo është pasuria e Ziadin Selës (Dokument)

Telegrafi Maqedoni ka filluar të publikojë pasurinë e zyrtarëve të zgjedhur nga qytetarët shqiptarë në Maqedoni.

Këto tema do të jenë si pjesë e serisë me të cilën Telegrafi Maqedoni do publikojë në mënyrë transparente pasurinë e zyrtarëve të cilët vetë i kanë paraqitur pasuritë e tyre në Komisionin për Pengimin e Korrupsionit.

Si zyrtarë i tretë të cilit Telegrafi Maqedoni do t’ia publikojë pasurinë është kryetari i komunës së Strugës dhe kryetari i Lëvizjes për Reforma PDSH, Ziadin Sela i cili pasurinë e tijë e ka paraqitur në këtë komision.

Zyrtarisht, Ziadin Sela ka pasuri prej 22.476.648 denarë apo në kundërvlerë me euro: 365.473 euro dhe tre vetura Audi 80, Citroën 3x dhe BMW 530 për të cilat nuk ka deklaruar se sa kushtojnë.

Kryetari i Komunës së Strugës këtë pasuri e ka të ndarë në disa elemente, duke përfshirë këtu një shtëpi, një tokë dhe një mal në Strugë. Ai ka edhe një kartelë kursimi në ”Stopanska Banka” me vlerë prej 416.648 denarë apo në kundërvlerë me euro: 6774 euro.

Më poshtë, Telegrafi Maqedoni ju sjell në detaje pasurinë e kryetarit të komunës së Strugës dhe kryetarit të LR-PDSH, Ziadin Sela:

-Shtëpi prej 80 metër katrorë në Strugë me vlerë prej 4.896.000 denarë apo në kundërvlerë me euro: 79.025 euro. Këtë pasuri Sela ka shkruar se e ka nga trashigimia.

-Tokë prej 10.000 metër katrorë në Strugë me vlerë prej 6.130.000 apo me kundërvlerë me euro: 99.674 euro. Këtë pasuri Sela e ka deklaruar se e ka nga trashigimia.

-Zabel prej 30.000 metra katrorë në fshatin Novo Sellë të Strugës për të cilën ka deklaruar se ka kushtuar 11.034.000 denarë apo në kundërvlerë në euro: 179.414 euro. Këtë pasuri Sela e ka deklaruar se e ka nga trashigimia.

-Ziadin Sela në pasurinë që e ka paraqitur në Komisionin për parandalimin e Korrupsionit në Maqedoni, ka shënuar se ka edhe tre vetura për të cilat nuk ka shënuar vlerën se sa janë blerë.

a) Ai ka një veturë të tipit Audi 80 të vitit 1992 për të cilin për të cilën ka shënuar se e ka marrë si dhuratë.

b) Ai e ka paraqitur edhe një veturë të tipit Citroën 3X e vitit 1993 për të cilën gjithashtu nuk e ka shënuar vlerën e blerjes. Këtë veturë ai e ka blerë.

c) Veturën e tretë, të tipit BMW 530 e vitit 2001 për të cilën ka thënë se e ka blerë nëpërmjet një marrëveshje për shit-blerje.

-Kryetari i Strugës dhe i LR-PDSH-së ka deklaruar se ka edhe një kartelë kursimi të depozituar në bankën ”Stopanska Banka” që peshon 416.648 denarë apo në kundërvlerë me euro: 6774 euro.

Ziadin Sela

Për këtë, Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar me email edhe vetë Ziadin Selën, kryetarin e komunës së Strugës dhe kryetarin e LR-PDSH për të dhënë nje deklaratë rreth publikimit të pasurisë së tij. Edhe pas 24 orëve nuk kemi ndonjë përgjigje nga ai.

Telegrafi Maqedoni do të vazhdojë me publikimin e pasurive të zyrtarëve nga të gjithë partitë. I ardhshëm është, deputeti dhe shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi./Telegrafi/

Kjo është pasuria e Ali Ahmetit (Dokument)
Lexo po ashtu Kjo është pasuria e Ali Ahmetit (Dokument)
Kjo është pasuria e Menduh Thaçit (Dokument)
Lexo po ashtu Kjo është pasuria e Menduh Thaçit (Dokument)

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori