LAJMI I FUNDIT:

Kjo karakteristikë i bën meshkujt më tërheqës sesa pamja e mirë dhe sensi i humorit

Kjo karakteristikë i bën meshkujt më tërheqës sesa pamja e mirë dhe sensi i humorit

Shumë njerëz do të mendoni se nëse nuk është pamja e mirë ajo që e bën tërheqës një mashkull ndaj grave, atëherë padyshim që është sensi i humorit

Por, studime të vazhdueshme tregojnë se altruizmi është karakteristika kryesore e një mashkulli me të cilën i tërheq gratë që kërkojnë një lidhje serioze, transmeton Telegrafi.


Dhe, një studim i ri i British Journal of Psychology ka zbuluar se meshkujt altruist bëjnë më shumë seks.

Sipas studimit, meshkujt që kishin raportuar për më shumë vepra altruiste bënin më shumë seks dhe kishin më shumë partnerë seksual.

Një studim tjetër i publikuar në janar të këtij viti në revistën Evolutionary Psychology iu kishte prezantuar 202 femrave meshkuj të ndryshëm prej të cilëve mund t’i zgjidhnin.

Gratë i kishin zgjedhur meshkujt më tërheqës dhe egoist për të kaluar natën, por për lidhje afatgjatë i kishin zgjedhur meshkujt altruistë, qoftë nëse kishin qenë tërheqës apo jo.

Por, e gjithë kjo nuk do të thotë se trajtat tjera nuk kanë rëndësi. Humori është karakteristikë tjetër e rëndësishme për gratë kur e zgjedhin një mashkull, tregojnë hulumtuesit. Sensi i mirë i humorit i bën gratë të supozojnë se mashkulli është më inteligjent. /Telegrafi/