LAJMI I FUNDIT:

Kjo maskë e çuditshme eliminon gropat e syve, zbardh lëkurën dhe eliminon rrudhat e imëta

Kjo maskë e çuditshme eliminon gropat e syve, zbardh lëkurën dhe eliminon rrudhat e imëta

Kjo maskë në masë të madhe rivitalizon lëkurën, eliminon ënjtjen e gropave të syve. Ndikon shumë butë në lëkurë nën sy dhe nuk irriton asnjë tip lëkure.

Duke e përdorur këtë maskë dy herë në javë, lëkura përreth syve tuaj do të bëhet e shkëlqyeshme, e lëmuar, e fortë dhe elastike, transmeton Telegrafi.


Patatja përmban enzimë kateholi e cila shpesh përdoret në kozmetikë për zbardhje të lëkurës. Nuk është vështirë të aplikohet, ndërkaq patate me siguri gjithmonë keni në shtëpi.

m

Receta:

Ju nevojiten 2 lugë patate të freskët të grirë butë në rende dhe 2 copë fasha.

Vëreni pataten grirë në rende në copët e fashave (nga një lugë në secilën fashë), pastaj përdoreni maskën në zonën përreth syve në atë mënyrë që fasha të qëndrojë sipër patates.

Lëreni maskën në fytyrë 20-30 minuta. Pastaj hiqeni dhe lajini me ujë të ngrohtë apo me çaj kamomili. Përdoreni maskën 2–3 herë në javë.

Kundërindikacionet për këtë maskë nuk ekzistojnë. /Telegrafi/