LAJMI I FUNDIT:

“Klasifikimi i flamurit të Kosovës me atë të ISIS-it, është fyerje e miliona shqiptarëve”

“Klasifikimi i flamurit të Kosovës me atë të ISIS-it, është fyerje e miliona shqiptarëve”

Në seancën e Kuvendit të Kosovës ka pasur reagime edhe për ndalesën e flamurit të Kosovës në Festivalin Evropian të Këngës – Eurovision.

Kjo ka ndodhur me një rregullore të këtij manifestimi të organizuar nga Unioni i Transmetuesve Evropianë (EBU).

Deputetja e LDK-së, Alma Lama, i ka bërë thirrje Kuvendit që të reagojë për këtë shkelje.

“Klasifikimi i flamurit të shtetit të Kosovës në njërën anë me flamurin e një vendi terrorist, është fyerje e ndjenjave të milionave shqiptarëve kudo në botë”.

“Do të duhej të ishte fyerje e ndjenjave të të gjithë evropianëve. Unë mendoj se kjo tejkalon përmasa të një gafe politike, kjo tashmë është një çështje që duhet të ngrihet para gjykatave kompetente evropiane dhe duke qenë që qytetarët e Kosovës nuk kanë të drejtë të padisin në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut”.

“Unë nga foltorja e Kuvendit do t’u bëj thirrje shtetasve shqiptarë që kanë shtetësi të vendeve tjera që të bëjnë një padi të tillë”, ka thënë ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori