LAJMI I FUNDIT:

Klauzola e FIFA-s, fyerje për Kosovën

Klauzola e FIFA-s, fyerje për Kosovën

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, i ka shkruar një mesazh presidentit të FIFA-s, Joseph S. Blatterit, duke ia shprehur pakënaqësitë rreth modaliteteve për zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare për Kosovën.

“I nderuar z. President, duke iu referuar letrës së dërguar nga sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, më 18 dhjetor, Federata Futbollit të Kosovës (FFK) shpreh kundërshtimin e plotë të saj rreth përmbajtjes së papranueshme të kësaj letre”.

“Edhe pse ne e vlerësojmë vendimin për të lejuar shoqatat anëtare të FIFA-s që të kenë kontakte sportive me ekipet e futbollit të Kosovës, ne e kundërshtojmë ‘modalitetin’ e imponuar mbi FFK-në, që të kërkojë një ‘autorizim paraprak’ nga një subjekt i jashtëm jo-kosovar”.


“Kjo klauzolë është një fyerje për një shtet të pavarur e të njohur nga 97 shtete anëtare të OKB-së, pra më shumë se 50% e komunitetit botëror, që përfaqësojnë 118 shoqata anëtare të FIFA-s, prej 209 sa janë gjithsej”.

“Kjo është një fyerje për vuajtjet dhe persekutimin e komunitetit të futbollit të Kosovës, të cilët luftuan për shumë vite për të vazhduar ekzistencën e tij dhe për të ruajtur klubet, ligën dhe lojtarët në rrethanat të ashpra të segregacionit dhe të dhunës”, ka shkruar ndër të tjera Vokrri në letrën dërguar Blatterit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori