LAJMI I FUNDIT:

Klori në ujë mund të ndikojë në shfaqjen e alergjive

Klori në ujë mund të ndikojë në shfaqjen e alergjive

Gjithnjë e më shumë po shtohet numri i njerëzve që janë alergjikë në një artikull - tash bëhet fjalë për ujin nga çezma, përkatësisht produkti i klorit - diklorfenol.

Studimet që ishin kryer në kolegjin amerikan Albert Ajnshtajn kanë vërtetuar se për një numër të madh alergjish fajtor është uji që vjen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga çezma – përkatësisht klori. Klori që mbetet në rubinetet e ujit mund të shkaktojnë reaksionin e organizmit dhe krijon ndjeshmërinë në një grup ushqimesh.

Edhe pse niveli i klorit në ujë kontrollohet në mënyrë të rreguIlt, çdo ditë u jemi të ekspozuar kemikaleve. Tashmë një përqindje prej 4% e fëmijëve kanë një formë të alergjive, prandaj alergjitë nuk kanë kursyer as personat e rregullt.


Hulumtime të shumta tashmë janë duke u bërë në këtë drejtim dhe besohet se klori në ujë ndikon në masë të madhe në shfaqjen e alergjive të ndryshme, por se një kujdes më i shtuar do të tregohet ndaj fëmijëve, të cilët nuk kanë mundësi të tregojnë simptomat e alergjive. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori