LAJMI I FUNDIT:

Kluivert: Barca, tepër e fortë për Milanin

Kluivert: Barca, tepër e fortë për Milanin

Milani do ta ketë jashtëzakonisht vështirë ta tejkalojë Barcelonën në Ligën e Kampionëve, ka thënë Patrick Kluivert.

Gjigantët evropianë do të vihen ballë për ballë në 1/8 e finales së garës më të madhe evropiane për klube, ndërsa holandezi legjendar që tani e ka emrin e çerekfinalistit.

“Barca është në një nivel tjetër. Ata janë favoritët absolutë për Ligën e Kampionëve dhe duhet t’u ndodhin gjëra të këqija lojtarëve të Barcës që t’i eliminojë Milani”.


“Milani është padyshim skuadër e mirë dhe gjithmonë do të jetë garuese. Liga italiane është e vështirë. Mirëpo, Barca është tepër e fortë për ta dhe këtë do ta thosha për secilën skuadër”, ka bërë të ditur ish-sulmuesi blaugran për Mundo Deportivo. /Telegrafi/