LAJMI I FUNDIT:

KMDLNJ: Arrestimi i ish ushtarëve të UÇK –së, legjitimim i krimeve të Serbisë!

KMDLNJ: Arrestimi i ish ushtarëve të UÇK –së, legjitimim i krimeve të Serbisë!

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-ushtarëve të UÇK-së në Zvicër.

Sipas KMDLNJ-së, kohë më parë në Zvicër janë arrestuar dy ish-ushtarë të UÇK – së me kërkesën e Serbisë drejtuar Interpolit.


“Autoritet zvicerane janë para vendimit , gjithashtu me kërkesë të Serbisë t’i ekstradojë të arrestuarit në Serbi gjë që është e kundërligjshme dhe jonormale aq më parë që lufta nuk ishte bërë në territorin e Serbisë kurse gjykatat serbe, si një shtet tjetër dhe i disponuar armiqësisht ndaj Kosovës nuk kanë jurisdikcion mbi veprat eventuale të kryera në Kosovë. Këtë jurisdikcion e ka pasur vetëm Tribunali i Hagës kurse gjykatat në Serbi nuk kanë mandat ndërkombëtar kështu që autoritetet zvicerane, me ekstradimin eventual të shtetasve të Kosovës në Serbi i marrin pasojat e mundshme për fatin e të arrestuarve sepse , në rrethanat aktuale as që mund të flitet për një gjykim të drejtë dhe të pandikuar politikisht nëse e kemi parasysh qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës të cilën nuk e pranon si shtet kurse UÇK – në e trajton si organizatë terroriste”, thuhet në reagim.

KMDLNj thekson se autoritetet zvicerane nëse vendosin që të arrestuarit t’i ekstradojnë, duhet t’ua dorëzojnë autoriteteve kosovare.

“Me arrestimin e ish-ushtarëve, drejtuesve të UÇK –së dhe politikanëve që kanë qenë pjesë e UÇK – së , me kërkesën e Serbisë, shtetet që po e bëjnë arrestimin po i amnistojnë krimet e Serbisë në Kosovë dhe po i zbatojnë standardet e dyfishta, po kërkojnë arrestimin e shqiptarëve të dyshuar për krime lufte kurse po këmbëngulin në lirimin e serbëve të dyshuar për krime lufte siç ishte rasti i gjeneralit Bojoviq i cili kishte përgjegjësi të lartë komanduese, politike dhe ushtarake dhe të cilin autoritetet kosovare, pas ndërhyrjes së Serbisë dhe ndërkombëtarëve u detyruan ta lirojnë”, thuhet në reagim.

KMDLNJ thekson se ndërkombëtarët është dashur ta detyrojnë Serbinë që ata policë, paramilitarë dhe ushtarë serbë që kanë kryer krime lufte në Kosovë, t’u dorëzohen autoriteteve kosovare e jo siç janë duke vepruar deri më tani.

“Pa ballafaqim ligjor me ata që kanë kryer krime lufte, pavarësisht përkatësisë etnike, nuk mund të ketë stabilizim të situatës dhe përafrim të popujve e lëre më pajtim i cili, mbështetur në rrethana aktuale del të jetë mision i pamundur. KMDLNj ka kërkuar dhe kërkon drejtësi për viktimat të cilët nuk i ndanë në baza etnike dhe përgjegjësi për planifikuesit , udhëheqësit dhe zbatuesit e krimeve gjithashtu duke mos i ndarë në baza etnike!”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori