LAJMI I FUNDIT:

KMDLNj kundër licensës për kompaninë e gjeneralit Clark

KMDLNj kundër licensës për kompaninë e gjeneralit Clark

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Liritë e Njeriut ka reaguar në lidhje me kërkesën për licencë të kompanisë “Envidity…” e cila sot do të diskutohet edhe në Kuvendin e Kosovës.

KMDLNJ konsideron se ky projekt është rrezik për mjedisin në Kosovë duke e quajtur me emrin Hiroshimë.


“Kompania Envidity, para tre vjetësh ka konkurruar me një projekt për shfrytëzimin e linjitit të Kosovës për qëllime ekskluzivisht përfituese mirëpo , për shkaqe të bllokadës institucionale nuk u realizua kërkesa e saj në ndërkohë që u aktualizua duke e marrë thuaja formën e së realizueshmës shkaku se tash ka përkrahje politike për këtë investim shumë përfitues për investuesin dhe shumë të dëmshëm për sistemin mjedisor të Kosovës. Për të qenë më bindës, kjo kompani e shfrytëzon ish gjeneralin Klark i cili , gjithashtu përfiton nga kjo katastrofë mjedisore me të cilën do të përballet Kosova nëse deputetët e Kosovës e votojnë këtë Hiroshimë mjedisore”, thekson KLMDNJ .

Sipas tyre, është bërë thuaja rregull që personalitetet e politike që u kanë shërbyer shteteve të tyre gjatë dhe pas bombardimeve përdorin lidhjet dhe ndikimin politik mbi politikanët.

“Korrupsionin dhe konfliktin e interesit në Kosovë e përligji kryeadministratori Kushner duke ia dhënë prefiksin e telefonisë mobile si dhe ekskluzuvitetin , shtetin të vet , Monakos dhe Bankës Pro Credit . Mos të flasim për nivele më të ulëta . Realisht e kemi një keqpërdorim të skajshëm të personaliteteve ndërkombëtare që hynë me biznese në Kosovë , jo në saje të cilësisë por në saje të ndikimit politik . Sikur që e kemi edhe nënshtrimin e pakusht të politikanëve të vendit. Para se deputetët e Kuvendit të japin pëlqimin për projektin Envidity e të cilin KMDLNj e konsideron “ Hiroshimë mjedisore “ duhet ta kenë parasysh “ gjigantin “ e Ferronikelit që u shit për para të imëta nga ministra të papërgjegjshëm dhe shpërdorues dhe pasi privatizuesi i nxori fitimet e shumëfishta , Ferronikelin e shndërroi në varrezë masive kurse më shumë se 800 familje i shndërroi në kategori sociale”.

Dikush thekson KLMDNJ, duhet t’i nënshtrohet përgjegjësisë për Ferronikelin dhe fatin e këtyre 800 familjeve që , pa fajin e tyre kanë mbetur në rrugë.

“Ruajtja e mjedisit është e drejtë elementare e njeriut dhe si e tillë është e mbrojtur me të gjitha dokumentet ndërkombëtare dhe kombëtare për të drejtat e njeriut mirëpo në Kosovë kjo e drejtë po shkelet në mënyrën më flagrante. Eksploatimi i thëngjillit , si resurs energjetik është masë e skajshme e cila në Evropë as që diskutohet përdorimi i saj . Pse Kosova do të bënte përjashtim kur Greqia ka konfiguracionin më të përshtatshëm për këtë dhe nuk e lejon shfrytëzimin e linjitit ndonëse është në një krizë të thellë ekonomike?”.

Projekti Envidity paraqet rrezik strategjik mjedisor për nëntokën dhe mbitokën, prandaj nuk do të duhej të kalojë në Kuvndin e Kosovës. “Nga ky projekt fitimi kryesor do t’i takojë investuesit kurse Kosovës do t’i takojnë pasojat prandaj duhet të ketë një reagim shoqëror, në kundërshtim të këtij projekti apokaliptik për mjedisin e Kosovës”, thekson në reagimine saj KLMDNJ-ja. /Telegrafi/