LAJMI I FUNDIT:

KMDLNJ: Përmbahuni nga dhuna dhe fjalori i dhunshëm!

KMDLNJ: Përmbahuni nga dhuna dhe fjalori i dhunshëm!

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të përmbahen nga dhuna dhe fjalori i dhunshëm.

KMDLNJ përmes një njoftimi për media ka vlerësuar se në rrethana të tensionimit të skajshëm të situatës e që është para shpërthimit të dhunshëm, nuk ka kushte normale që votimi të jetë i drejtë dhe në ppërputhje me vullnetin e deputetëve prandaj do të ishte mirë që ky votim të shtyhej për më vonë, për dy muaj në mënyrë që në atë kohë të sqarohet situata përmes analizimit të fakteve të prezantuara edhe nga pozita sikur edhe nga opozita përmes komisioneve prapa të cilëve edhe po qëndrojnë.

“KMDLNj vlerëson se ky Demarkacion duhet të hetohet nga organet e hetuesisë dhe nëse del se Komisioni Shtetëror ka falur territor të Kosovës atëherë duhet t’i nënshtrohet sanksioneve ligjore sikur që nëse del se Ekipi i Ekspertëve ka manipuluar me 8200 hektarë të humbur gjithashtu duhet t’i nënshtrohet përgjegjësisë penale”, thuhet më tej në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme , me 6 vota për kaloi projektligji për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, e që u kundërshtua nga deputetët e opozitës me ç’rast u hodh edhe gazi lotsjellës. Policia e Kosovës e ka arrestuar deputetin e LV, Driton Çaushin pasi ai u identifikua si hedhës i gazit lotsjellës. Më 3 gusht 2016 ishte organizuar një Konferencë shkencore ku u përballen faktet e Komisionit Shtetëror dhe Ekipit të Ekspertëve pas së cilës KMDLNj ka shpresuar se do të krijohet një hapësirë demokratike për dialog midis pozitës dhe opozitës pas së cilës do të arrihej një pajtueshmëri në mënyrë që projektligji për Demarkacion të dërgohej në Kuvend për votim ose refuzim. KMDLNj përkujton opinionin se edhe pas përfundimit të debatit shkencor pozicionet e Komisionit Shtetëror dhe Ekipit të Ekspertëve mbeti po në atë distancë që ishte para këtij debati. Në ndërkohë u përdor, nga të dyja palët një fjalor denigrues, tensionues dhe akuzues deri në tradhëti kombëtare që edhe më tepër i forcon pozicionet e palëve “ndërluftuese”. Faktori ndërkombëtar haptas u rreshtua , duke bërë presion te deputetët e opozitës dhe duke e cilësuar refuzimin e tyre si aktivitet kriminal që po e rrezikuaka të ardhmen e Kosovës dhe liberalizimin e vizave e që në fakt duhet të llogaritet si e drejtë elementare e njeriut për liri të lëvizjes e që padrejtësisht po u mohohet qytetarëve të Kosovës përmes kushtëzimeve politike e deri te koncesionet territoriale.
Deputetët e pozitës apo koalicionit qeverisës që po hamendësohen apo po e kundërshtojnë këtë Demarkacion janë në një pozitë të vështirë sepse ndaj tyre po bëjnë presion ndërkombëtarët si edhe liderët e tyre partiak.
KMDLNj vlerëson se në rrethana të tensionimit të skajshëm të situatës e që është para shpërthimit të dhunshëm, nuk ka kushte normale që votimi të jetë i drejtë dhe në përputhje me vullnetin e deputetëve prandaj do të ishte mirë që ky votim të shtyhej për më vonë, për dy muaj në mënyrë që në atë kohë të sqarohet situata përmes analizimit të fakteve të prezentuara edhe nga pozita sikur edhe nga opozita përmes komisioneve prapa të cilëve edhe po qëndrojnë. Është një situatë e rëndë kur Komisioni Shtetëror deklaron me bindje dhe siguri të 100% se nuk ka bërë asnjë gabim gjatë bisedimeve me Malin e Zi sikur që Kosova nuk e humbë edhe 1mm të territorit në njërën anë sikur edhe bindja e Ekipit të Ekspertëve se Kosova humbë 8200 hektarë të territorit dhe se vija kufitare zhvendoset afërsisht 6km në brendi të territorit të Kosvës.
KMDLNj vlerëson se ky Demarkacion duhet të hetohet nga organet e hetuesisë dhe nëse del se Komisioni Shtetëror ka falur territor të Kosovës atëherë duhet t’i nënshtrohet sanksioneve ligjore sikur që nëse del se Ekipi i Ekspertëve ka manipuluar me 8200 hektarë të humbur gjithashtu duhet t’i nënshtrohet përgjegjësisë penale. Kosova më shumë se një vit është në paralizë të thellë institucionale, ku thuaja e kemi një situatë gjysëm anarkie.
Nuk bëhet vonë nëse konsultimet vazhdojnë edhe për dy muaj dhe pas kësaj, me një marrëveshje të palëve konfrontuese në Kosovë, pas analizimittë fakteve, rekomandimeve përfundimtare duhet të kenë karakter detyrues për të dyja palët.
KMDLNj thërret për qetësi, barazpeshim të fjalorit duke e mënjanuar gjuhën e urrejtjes dhe kërcënimit sikur edhe, sidomos krijimin e kushteve që deputetët e Kosovës të votojnë ( kur të vjen koha për këtë) pa iu nënshtruar presioneve, kërcënimeve. shantazhimeve, as të subjekteve të tyre e sidomos të ndërkombëtarëve të cilët duhet të jenë vetëm mysafirë apo monitorues.
Vendimi i ngutshëm për votim të projektligjit për Demarkacion me Malin e Zi ia humb kuptimin dhe qëllimin e mirë Konferencës Shkencore që u mbajtë me 3 gusht duke e shndërruar në farsë të zakonshme që do të ndikojë shumë në tensionimin e situatës. Për vendime të mëdha dhe me interes të veçantë për vendin nevojitet një konsensus i forcave politike e që në rastin konkret nuk ekziston sepse opozita 100% është kundër Demarkacionit sikur që edhe në radhët e pozitës ka deputetë që janë të papërcaktuar.
Përdorimi i gazit lotsjellës dhe gurëve ndaj institucioneve të Kosovës nuk është zgjidhje sikur që nuk është zgjidhje as votimi me një dinamikë të përshpejtuar dhe në kushte të presionit të jashtëzakonshëm. Duhet të krijohet hapësirë për vazhdimin e debatit demokratik dhe shtensionim të situatës.
KMDLNj nuk sheh tjetër zgjidhje dhe i përkujton palët se ata do të jenë përgjegjës për tensionimin e situatës në të ardhmen si edhe për pasojat eventuale.

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori