LAJMI I FUNDIT:

KMDLNj: Serbët të kthehen në Mushtisht, shqiptarët në veri

KMDLNj: Serbët të kthehen në Mushtisht, shqiptarët në veri

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar lidhur mos lejimin e serbëve që të vendosen në Mushtisht, duke thënë se ata kanë të drejtë në pronat e tyre, ashtu siç kanë të drejtë 12 mijë shqiptarët e dëbuar me dhunë nga veriu i Mitrovicës.

“KMDLNj konsideron se e drejta për kthim për personat e zhvendosur në pronat e tyre është njëra ndër të drejtat elementare e të drejtave të njeriut e garantuar me të gjitha dokumentet ndërkombëtare dhe kombëtare për të drejtat e njeriut dhe si e tillë nuk mund të kushtëzohet me asgjë. Pra, e drejta për kthimin e personave të zhvendosur dhe e drejta e shfrytëzimit të pronës së tyre është e drejtë e patjetërsueshme dhe nuk mund të kushtëzohet me vendime politike, as në bazë të përkatësisë etnike, fetare, gjendjes materiale, statusit shoqëror dhe as me implikime eventuale në veprime kriminale siç janë krimet e luftës dhe krimet kundër popullatës civile. E drejta për kthim për personat e zhvendosur nuk mund të bëhet në mënyrë selektive; dikujt i lejohet kurse tjetrit i mohohet. E drejta për kthim është e drejtë e njeriut kurse në fushën e respektimit të të drejtave të njeriut nuk vlen parimi i reciprocitetit por parimi i universalitetit të këtyre të drejtave”, thuhet në njoftimin e KMDLNJ-së.

Sipas tyre, njëri ndër standardet kryesore e të drejtave të njeriut është e drejtë për kthim e të gjithë personave të zhvendosur, pa bërë dallim në baza etnike e të tjera.

“Ky kthim duhet të jetë i pakushtëzuar, ndërsa autoritetet lokale dhe qendrore duhet ta ndihmojnë këtë kthim dhe integrimin e të kthyerve në shoqëri. Kthimit të personave të zhvendosur duhet t’i paraprijë komunikimi midis atyre që duan të kthehen dhe palës pranuese (popullatës shumicë kryesisht) e jo të krijohen situata konfrontuese të panevojshme sikur ndodhi në Mushtisht midis Policisë së Kosovës dhe protestuesve”, thuhet më tej në njoftim.

Sipas KMDLNj, në këtë rast ka dështuar vullneti dhe veprimi politik.

“KMDLNj përkrah fuqishëm nxjerrjen para organeve të drejtësisë të gjithë atyre që planifikuan, urdhëruan, nuk penguan apo bënë krime kundër civilëve të pafajshëm në Mushtisht duke ofruar materiale dhe dëshmi për këto krime dhe në këtë kontekst e kupton shprehjen e pakënaqësisë dhe kërkesën e drejtë të banorëve të Mushtishtit për drejtësi për viktimat e pafajshme, si e drejtë e njeriut por kërkon që të ndahen këto dy procese siç janë e drejta për drejtësi dhe e drejta për kthim të personave të zhvendosur. Askush nuk ka të drejtë që në emër të realizimin të një të drejteje të ligjshme, të shkel një të drejtë tjetër, gjithashtu të ligjshme. KMDLNj u bën thirrje politikanëve që me deklaratat e tyre mos ta tensionojnë situatën sikur që edhe të mos  keqpërdoren pelegrinazhet fetare për qëllime politike”, thuhet në fund të njoftimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori