LAJMI I FUNDIT:

Kofshë gjeli ‘Konfi’

Kofshë gjeli ‘Konfi’

Kofshë gjeli ‘Konfi’ sjell aroma të veçanta dhe shume shije gatuar me një marinim me ulthull molle.

Përbërësit:


▪ kofshë gjeli
▪ uthull molle
▪ uthull balsamike
▪ 3 birra (të ndryshme)
▪ mustardë
▪ karotë
▪ hudhër
▪ qepë
▪ selino
▪ rrush i thatë

Përgatitja:

Kofshën e gjelit e marinojmë me uthull molle dhe balsamike për 6-7 orë.

Vetëm kofshën e vendosim në një enë, duke shtuar të gjithë përbërësit e sipërpërmendur të prerë hollë, mustardën dhe tre llojet e birrave.

Pasi të marrë valën e parë, enën e mbuluar tërësisht. E fusim në furrë në temperaturën 110 gradë C për 7 orë, në mënyrë që kofsha e gjelit të jetë e gatuar, të mos ndërrojë ngjyrë dhe të ruajë vlerat ushqimore.

Nga: Arvin Kita (Shije)