LAJMI I FUNDIT:

Kofshë pule të pjekura, me perime dhe mollë

Kofshë pule të pjekura, me perime dhe mollë
-->

Përbërësit:

▪ 8 kofshë pule;
▪ 200 gr. speca të freskët të gjelbër;
▪ 400 gr. molla;
▪ 120 gr. qepë;
▪ 2 thelb hudhër;
▪ 100 mi. verë e bardhë;
▪ 1 lugë spec i ëmbël, i kuq dhe i bluar;
▪ 1 lugë mustardë; kripë, piper i bluar; gjalpë për pjekje

Përgatitja:

Specat i lajmë, u heqim farëzat dhe i presim në copa. Qepën dhe hudhrën, i qërojmë dhe i grijmë.

Mollat i qërojmë, i përgjysmojmë, u heqim farëzat dhe i presim në kocka.

Kofshat e pastruara të pulës i renditim në enën e pjekjes, të lyer me gjalpë, i kriposim, u shtojmë piper dhe i lyejmë me mustardë.

Mbi kofshat, hedhim perimet dhe mollat e copëtuara, shtojmë verë, i pudrosim me spec të kuq të bluar e më pas, i fusim në furrë, duke i pjekur, përafërsisht për 40 minuta, në temperaturë 175 °C.

Nëse gjatë pjekjes, lëkura fillon të skuqet shumë, enën e pjekjes e mbulojmë me foli alumini, apo me letër për pjekje.

Kofshat e pjekura, i renditim në pjata, duke u shtuar perimet dhe i shërbejmë të shoqëruar, sipas dëshirës.

/Telegrafi/