LAJMI I FUNDIT:

Kolar në “Skena UP”

Kolar në “Skena UP”

Producenti francez me origjinë kroate, Cedomir Kolar, fitues i çmimit Oscar për filmin “No Man’s Land”, kryeson jurinë ndërkombëtare të filmit në “Skena UP”.

Ka mbetur edhe një javë (3-9 dhjetor) para se të filloj edicioni i 10-të i festivalit “Skena UP”. Emrat e tre anëtarëve të jurisë janë: producenti nga Franca, Cedomir Kolar, producent i disa filmave të suksesshëm ndërkombëtar, si: “No Man’s Land”, “Before the Rain”, “Circus Columbia” etj.; regjisori slloven Olmo Omerzu, pjesëmarrës i këtij viti në festivalin e filmit Berlinale, me filmin e tij “A night to young” (i cili gjithashtu do të shfaqet në “skena UP” në kuadër të programit “ExYU Generation Next”); dhe Arzana Kraja, regjisore e disa filmave të shkurtë, e njohur së fundmi edhe për filmin e saj “Shkurta”.

Në “Skena UP” do të jepen 61 filma të metrazhit të shkurtër (fiksion, dokumentar dhe të animuar) që vijnë nga rreth 40 akademi të filmit nga mbarë bota e të cilët janë në konkurrencë për filmin më të mirë fiksion, më të mirë të animuar dhe më të mirë në zhanrin e dokumentarit. /Telegrafi/