LAJMI I FUNDIT:

Pamje të Prishtinës, Mitrovicës, Pejës, Deçanit dhe Gjakovës së vitit 1909

Pamje të Prishtinës, Mitrovicës, Pejës, Deçanit dhe Gjakovës së vitit 1909

Udhëpërshkruesi francez, Gabriel Louis-Jaray (1880-1964), udhëtoi nëpër Shqipëri në gusht të vitit 1909 dhe në gusht të vitit 1919.

Gjatë vizitës së parë u nis nga Shkupi, qytet i madh me një popullsi në atë kohë me shumicë shqiptare, për në Prishtinë dhe Mitrovicë në Kosovë. Nga Mitrovica vazhdoi me karrocë dhe pastaj me kuaj për në Pejë, Prizren dhe Kukës, ku kaloi Urën e famshme të Vezirit, dhe më tej nëpër krahinën e Lumës dhe të Mirditës për në Shkodër dhe Tivar. Nga Tivari vazhdoi me anije për në Durrës dhe Vlorë, para se të kthehej në Shkup.


Ai ishte edhe i pranishëm gjatë Kongresit të Elbasanit në fillim të shtatorit 1909, i cili u mbajt për të protestuar kundër qëndrimit të xhonturqve për arsimim në gjuhën shqipe.

Përshkrimet e tij u botuan në dy vëllime: “L’Albanie inconnue” (Shqipëria e panjohur), Paris 1913, dhe “Au jeune royaume d’Albanie: ce qu’il a été, ce qu’il est” (Në mbretërinë e re shqiptare: Ç’ishte, ç’është), Paris 1914, si dhe në një sërë artikujsh që dolën në revistat “Revue des deux mondes”, “Revue de Paris”, “Correspondant”, “Revue politique et parlementaire” dhe “Questions diplomatiques”.

Këta artikuj u ribotuan gjatë Konferencës së Paqes të Parisit në vëllimin e shkurtër “Les Albanais” (Shqiptarët), Paris 1920, ku autori u bëri të qartë lexuesve që Shqipëria e pavarur ishte një realitet dhe se një kthim prapa nuk kishte kuptim.

Gabriel Louis-Jaray, i cili punonte revizor në Këshillin e Shtetit në Paris, botoi shumë libra të tjerë në periudhën 1904-1954, mes tyre edhe vepra për praninë franceze në Amerikën e Veriut.

Ky koleksion fotografish, të marra gjate ekspeditës së gushtit 1909, është nga vëllimi i sipërpërmendur “L’Albanie inconnue”. Në këto foto që studiuesi Robert Elsie i bëri të qasshme për publikun, bën përshtypje prania e disa grave serbe qe jetonin në mes të Prishtinës më 1909, si dhe kushtet e prapambetura te infrastrukturës neë Prizren. Po ashtu, bie në sy kleri katolik shqiptar në Gjakove dhe disa shqiptarë që po grinden në një urë në Mitrovicë. /Telegrafi/

Gabriel Louis-Jaray 01

Gabriel Louis-Jaray 05

Gabriel Louis-Jaray 06

Gabriel Louis-Jaray 07

Gabriel Louis-Jaray 08

Gabriel Louis-Jaray 09

Gabriel Louis-Jaray 10

Gabriel Louis-Jaray 11

Gabriel Louis-Jaray 12

Gabriel Louis-Jaray 13

Gabriel Louis-Jaray 14

Gabriel Louis-Jaray 15

Gabriel Louis-Jaray 16

Gabriel Louis-Jaray 17

Gabriel Louis-Jaray 18

Gabriel Louis-Jaray 19

Gabriel Louis-Jaray 22

Gabriel Louis-Jaray 23

Gabriel Louis-Jaray 24

Gabriel Louis-Jaray 25

Gabriel Louis-Jaray 26

Gabriel Louis-Jaray 27

Gabriel Louis-Jaray 28

Gabriel Louis-Jaray 29