LAJMI I FUNDIT:

Kolona të gjata në pikëkalimin e Bllacës

Kolona të gjata në pikëkalimin e Bllacës

Qytetarët e Kosovës po përballën me pritje të gjata në pikëkalimin kufitarë të Bllacës, që ndan Kosovën me Maqedoninë, për shkak të kontrolleve rutinore të policisë dhe doganierëve maqedonas.

Gjatë vikendit, rruga nga Prishtina për në Shkup nuk mund të kalohet më shpejt se për tre ose katër orë, ndonëse distanca ndërmjet dy qyteteve është më e vogël se 90 kilometra. Qytetarët shprehen të habitur, por edhe të revoltuar me kontrollet e tepërta dhe të stërmundimshme nga ana e autoriteteve maqedonase.

“Në orën 12:00 jam nisur me familjen time nga Prishtina. Tashmë shkoi ora 15:00, unë akoma jam në kufi, në pritje për të realizuar vizitën time në Shkup. Mentalitet i poshtër ballkanik. Derisa Evropa i ka hequr kufijtë, ne akoma nuk mund të lëvizim lirshëm”, thotë A. S. (39) nga Shkupi për INA-n.

Ndërkaq, pritjet e gjata u shkaktojnë telashe edhe kompanive të autobusëve, të cilat mbajnë linjat e rregullta Shkup- Prishtinë dhe anasjelltas.

“Sot në mëngjes kisha vetëm gjashtë udhëtarë, ndërsa u detyrova të presë më shumë se gjysmë ore në kufi. Ky trajtim mund të jetë i qëllimshëm, ose nga padituria e disa policëve të punësuar nga partitë politike, të cilët s’dinë çka u thotë kompjuterit”, ka thënë shoferi i autobusit “Gazmendi Tours”.

Pritjet e gjata në kufirin e Bllacës i kanë raportuar edhe autoritetet maqedonase. Sipas tyre, gjatë vikendit qarkullimi i veturave është me intensitet të shtuar për shkak të numrit të madh të kosovarëve të cilët vijnë në Maqedoni.

Edhe për banorët e Maqedonisë, të cilët kanë lidhje farefisnore me Kosovën, ditët e vikendit janë bërë të tmerrshme për kalim.

Kosova dhe Maqedonia kanë vetëm dy pikëkalime kufitare. Njëra është në Bllacë, në magjistralen Prishtinë-Shkup, dhe tjetra nëpër Malin e Sharrit, që lidh Tetovën me Ferizajn dhe Prishtinën.

Është paraparë edhe një pikëkalimi tjetër në Stançiq të Karadakut, që lidh Gjilanin me Kumanovën, por ka disa vite që kjo zvarritet nga autoritetet maqedonase. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori