LAJMI I FUNDIT:

“Kolona” triumfon në Monterey Film Festival

“Kolona” triumfon në Monterey Film Festival

Filmi kosovar “Kolona” me regji të Ujkan Hysajt është shpërblyer me çmimin Filmi më i Mirë i Shkurtër Ndërkombëtar, në festivalin e filmit Monterey në Meksikë.

Monterey International Film Festival u zhvillua në Meksikë nga 16 deri më 26 gusht, kur edhe u ndanë çmimet e filmave fitues, njëri prej të cilave, i takoi filmit kosovar.

Në kategorinë e Filmit më të Mirë Ndërkombëtar në këtë festival, triumfues doli filmi “Tey” i regjisorit francezo-senegalez, Alain Gomis.


Filmi ‘Kolona’ do të shfaqet edhe në Warsaw Film Festival në Poloni që mbahet prej 12 – 21 tetor 2012 si dhe në Izmir Short Film Festival në Turqi, që mbahet prej 20-25 nëntor.

“Kolona” është një bashkëprodhim i Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe produksionit filmik “Ajo Pictures”, në regji të Ujkan Hysaj dhe skenar të Besian Hysaj. Në rolet kryesore të filmit luajnë Sunaj Raça, Arbnesha Grabovci, Irena Cahani, Don Raça, Enis Krapi, Vllado Jovanovski dhe Bislim Muqaj. /Telegrafi/