LAJMI I FUNDIT:

Kombëtarja Shqiptare tani edhe me film të animuar (Video)

Kombëtarja Shqiptare tani edhe me film të animuar (Video)

Kompania kreative nga Tetova ‘Kubiks’ pas klipit të animuar për shqiptarët e Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë ka publikuar edhe klipin e radhës të animuar por tani me përmbajtje më aktuale, kushtuar Kombëtares shqiptare, njofton Telegrafi Maqedoni.

Klipi zgjat 4 minuta dhe shihet historiku i kombëtares prej themelimit më 6 qershor 1930 e deri në kthimin e Kombëtares Shqiptare në Shqipëri nga eleminimi nga Kampionati Evropian Euro 2016.


Interesante është edhe pjesa e incidentit të Kombëtares në lojën me Sërbinë, më 14 Tetor, në vitin 2014.

Nga Kubiks thonë se klipi është bërë si mbështetje e Kombëtares Shqiptare në Euro 2016 dhe për eleminatoret për Rusi 2018./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: ”Brenda Kufijve” thumbon politikën në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni (Video)