LAJMI I FUNDIT:

KOMF: Neglizhenca institucionale sjell pasoja të rënda deri vdekjeprurëse për fëmijët

KOMF: Neglizhenca institucionale sjell pasoja të rënda deri vdekjeprurëse për fëmijët

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF i cili përfaqëson njëzet e dy organizata jo qeveritare, shpreh ngushëllime familjes për humbjen e vajzës 3 vjeçare në Komunën e Prizrenit dhe uron shërim të shpejtë për vajzën e lënduar dhe familjarët tjerë si pasojë e shembjes së murit të shtëpisë në rrugën “Marin Barleti” në Qendrën Historike në Komunën e Prizrenit.

Me anë të një komunikate, fillimisht KOMF kërkon nga Qendra për Punë Sociale, Drejtorati për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prizrenit dhe institucionet tjera komunale që nënës dhe fëmijëve të tjerë t’i ofrohet strehim i sigurt, mbrojtje dhe të gjitha shërbimet e tjera të nevojshme.


Ja reagimi i plotë i KOMF:

KOMF: Neglizhenca institucionale sjell pasoja të rënda deri vdekjeprurëse për fëmijët

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF i cili përfaqëson njëzet e dy organizata jo qeveritare, shpreh ngushëllime familjes për humbjen e vajzës 3 vjeçare në Komunën e Prizrenit dhe uron shërim të shpejtë për vajzën e lënduar dhe familjarët tjerë si pasojë e shembjes së murit të shtëpisë në rrugën “Marin Barleti” në Qendrën Historike në Komunën e Prizrenit.

Fillimisht KOMF kërkon nga Qendra për Punë Sociale, Drejtorati për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prizrenit dhe institucionet tjera komunale që nënës dhe fëmijëve të tjerë t’i ofrohet strehim i sigurt, mbrojtje dhe të gjitha shërbimet e tjera të nevojshme.

KOMF thekson se dështimi i institucioneve lokale dhe qendrore të shtetit në përmbushjen e obligimeve ligjore që të garantojnë ambient të sigurt dhe mbrojtje për qytetarët e tyre, sjell situata ku fëmijët humbin jetën dhe rrezikojnë shëndetin.

Humbja e jetës së fëmijës dhe rrezikimi i anëtarëve të tjerë të familjes është një fakt para të cilit nuk duhet dhe as mund të heshtim assesi shoqëria dhe në veçanti, institucionet relevante përgjegjëse për zbatimin e ligjit, në këtë rast Prokuroria e Shtetit. Identifikimi i autoriteteve përgjegjëse dhe ndërmarrja e të gjitha masave është i domosdoshëm për të kërkuar përgjegjësinë ndaj shkelësve dhe për të siguruar se situata të tilla të mos përsëriten dhe fëmijët të rriten në mjedise të sigurta që nuk e cenojnë sigurinë fizike të tyre.

KOMF, kërkon nga Prokuroria Themelore në Prizren, që konform Kodit Penal dhe atij të Procedurës Penale, të fillojë hetimet për zbardhjen e rastit në fjalë dhe procedimin e mëtejmë penal, për të vërtetuar përgjegjësit që kanë dështuar të përmbushin detyrimet ligjore.

KOMF gjithashtu njofton se tashmë i është drejtuar Prokurorisë Themelore në Prizren me kërkesën për inicimin e hetimeve për zbardhjen e rastit.

Kjo ngjarje tregon për nivelin e rrezikut të jetës për shumë qytetarë të tjerë. KOMF u bën thirrje të gjitha komunave të Kosovës dhe nivelit qendror, të marrin të gjitha masat për të siguruar ambient të sigurtë për qytetarët e saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori