Paketa e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati për adresimin e çështjeve të hapura mes Shqipërisë dhe Greqisë, ka marr bekimin e Komisionit Europian.
Ka qenë komisioneri Johahens Hahn, i cili në një seancë dëgjimore me eurodeputetët, ka theksuar faktin që çështja e detit, ndryshe nga sa ka deklaruar ambasadorja greke në Tiranë, njihet nga Komisioni Europian si një çështje e pazgjidhur mes dy vendeve.
Komisioneri Hahn është ndalur në mekanizmin dypalësh në adresimin e çështjeve historike mes dy vendeve, pjesë e paketës Bushati-Kotzias, ku Komisioni njeh si të tillë edhe Çështjen Çame.
Top Channel ka siguruar përgjigjen që Komisioneri Johanes Hahn i ka kthyer shqetësimit të eurodeputetes greke Maria Spyraki lidhur me ato që ajo i ka cilësuar “pretendime irredentiste të Shqipërisë”, duke listuar një sërë ngjarjesh të ndodhura përpara dhe gjatë vizitës së ministrit Kotzias në Tiranë.
Deputetja e nis që nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Konventën e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe protestën e zhvilluar gjatë vizitës së ministrit grek në Tiranë. Në fund, eurodeputetja e Demokracisë së Re i adreson dy pyetje Komisionerit Hahn.
“A e konsideron Komisioni veprimet e kësaj partie (PDIU) në qeveri të jetë në frymën e fqinjësisë së mirë, kjo duke qenë dhe një parakusht për anëtarësimin e Shqipërisë?
– A do të marren parasysh ngjarjet e mësipërme në raportin e progresit për Shqipërinë”?”, pyeti eurodeputetja greke.
Përgjigjja e komisionarit Hahn ishte shumë e qartë.
“Komisioni vuri në dukje pozitive se frekuenca e vizitave të nivelit të lartë në mes të autoriteteve të Shqipërisë dhe Greqisë është rritur. Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë intensifikuar, gjithashtu edhe dialogu politik është formësuar më të mirë. Komisioni mirëpriti faktin se të dy vendet po diskutojnë krijimin e një mekanizmi të përbashkët, që do të mblidhet në mënyrë periodike, për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dypalëshe. Këtu përfshihet përcaktimi i shelfit kontinental dhe zonave detare shqiptaro-greke, të drejtat e personave që u përkasin minoriteteve dhe çështjen çame. Komisioni ka përgëzuar këto përpjekje, duke shprehur mirënjohjen për ripërtëritjen e një angazhimi të tillë të rëndësishëm diplomatik dypalësh”, iu përgjigj Komisioneri Hahn./Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak – dielli do të lind përsëri
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi