LAJMI I FUNDIT:

Komisioni miraton draftin për “drejtësinë”, pritet të kalojë në Kuvendin e Shqipërisë

Komisioni miraton draftin për “drejtësinë”, pritet të kalojë në Kuvendin e Shqipërisë

Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi ka miratuar draftin dhe tashmë ai pritet që të miratohet në Kuvend me votat unanime të mazhorancës dhe opozitës.

Firmosja e draftit është mirëpritur me entuziazëm edhe nga deputetët që ndodhen jashtë ambienteve të kryesisë së Kuvendit, ku pritet të miratohet reforma në drejtësi.


Anëtarët e Komisionit të posaçëm për Reformën në Drejtësi po i drejtohen Kuvendit, ku do të nisë seanca.

Vetëm pak sekonda para firmosjes së draftit, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale.

“Mos u shqetësoni, po lexojnë atë që kanë pranuar dhe u duhet kohë për ta tretur. E mbase ju duan në gjumë të gjithëve kur të kalojë reforma”, shkruan kreu i qeverisë në “Twitter”. /Shekulli/