LAJMI I FUNDIT:

”Komitët” e shpallin Zaevin ”Persona non grata” për shkak se bëri tifo për Shkëndijën (Foto/Video)

”Komitët” e shpallin Zaevin ”Persona non grata” për shkak se bëri tifo për Shkëndijën (Foto/Video)

Tifozët e Vardarit, të njohur si ”Komitët” e kanë shpallur si ”Persona non grata” kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev pas prezencës së tij në ndeshjen Shkëndija-Gent, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në disa fotografi, emri i Zoran Zaev shihet me nënshkrimin ”Zaev është Persona non grata për Vardarin”.

Zaev persona non grata

Gjithasthu nëpër Shkup mund të gjeni mbishkrimet ”Komitët i kanë Gocen, Janen dhe Damen. Zaev e ka Xhemë Hasën. Turpërohu tradhëtar”

Zaev predavnik

Në hyrjen e tribunave ku bëjnë tifo ”Komitët” shihet fotografia e Zaevit e përpunuar ku ai shihet me plis dhe nënshkrimin ”Balist no.121, Brigada Xhem Hasa. Ndalohet shitja e biletave për këtë person.”

Grilat e Komiteve

Zaev me plis

Më herët ish-kryeministri i Maqedonisë Ljubço Georgievski Zoran Zaevit i tha ”patriot i vërtetë nuk bëhesh duke e mbështetur Shkëndijën por duke e ndjekur Zvezdën, Partizanin, Aca Lukasin, Cecën dhe të jesh mbështetës i kësaj muzike.” shkruan mes tjerash Lubço Georgievski, kryetar i OBRM-Popullore dhe ish-kryeministër i Maqedonisë.

Georgievski thumbon Zaevin: Patrioti i vërtetë maqedonas nuk bën tifozllëk për Shkëndijën por për Cecën (Video)
Lexo po ashtu Georgievski thumbon Zaevin: Patrioti i vërtetë maqedonas nuk bën tifozllëk për Shkëndijën por për Cecën (Video)

Një ditë pas lojës, portalet Maqedoase e kanë kritikuar ashpër prezencën e kryetarit të LSDM-së në stadiumin gjatë ndeshjes Shkëndija-Gent.

Portalet maqedonase vjellin vrer për Zaevin shkaku se mbështeti Shkëndijën (Foto)
Lexo po ashtu Portalet maqedonase vjellin vrer për Zaevin shkaku se mbështeti Shkëndijën (Foto)

Nga ana tjetër Zaev e ka arsyetuar këtë gjest kështu “Si shumica prej jush unë e dua futbollin. Mbrëmë njëri nga ekipet tona kishte gjasë të luajë në Evropë dhe kjo është punë e mrekullueshme. Unë e dua Maqedoninë dhe prandaj bëj tifo për klubet tona. Mbrëmë loznin maqedonas, shqiptarë, boshnjakë dhe të tjerë, dhe të gjithë luftonin për qëllim të njëjtë dhe këtu qëndron bukuria e sportit, kjo është bukuria e Maqedonisë. Është për keqardhje që këtë nuk e shohin kundërshtarët tonë. Unë do të vazhdoj ta përkrah sportin e Maqedonisë dhe me këtë jam krenar”, thotë Zaev në këtë video adresim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori