LAJMI I FUNDIT:

Kompania amerikane ContourGlobal merr pjesë në panairin e “EXPOKOS 2016”

Kompania amerikane ContourGlobal merr pjesë në panairin e “EXPOKOS 2016”

A është kjo edhe një shenjë se më në fund se Termocentrali “Kosova e Re” po jetësohet?

Në panairin që u hap sot, të mërkurën në Prishtinë, po merr pjesë edhe kompania amerikane ContourGlobal e cila do të investojë në Termocentralin “Kosova e Re”.


Kjo kompani në paraqitjen e saj prezantoi para pjesëmarrësve skica dhe specifika që e karakterizojnë këtë projekt, i cili do të jetë projekti më i madh në Kosovë deri tani.

Prezantimi i kompanisë zgjoi interesimin e shumë pjesëmarrësve në panair, përfshirë këtu edhe ambasadorin amerikan i cili përgëzoi organizatorët për këtë prezantim.

IMG_5576

Termocentrali “Kosova e Re”, është një projekt i cili pritet të ketë një ndikim të theksuar në ekonominë kosovare. Me një kapacitet prej 500 MW, ky termocentral pritet të zgjidh mungesën e me furnizimin me energji elektrike për konsumatorët kosovarë.

Siç mund të shihej në prezantimin e kësaj kompanie, ky investim do të ketë një ndikim edhe ne ekonominë e gjithëmbarshme të vendit, me një ndikim të rritjes së GDP-së për rreth 1.6% në vit, si dhe hapje të mijëra vendeve të reja të punës.

Kohëve të fundit kishin dalë zëra se kompania nuk po mund të gjente financimin për këtë projekt, gjë që u demantua fuqishëm nga kompania.

Prania e ContourGlobal në këtë panair ndoshta është edhe një shenjë se projekti i shumëpritur i Termocentralit “Kosova e Re” më në fund do të realizohet. /Telegrafi/