LAJMI I FUNDIT:

Kompania e pajisjeve të amvisërisë, synon të krijojë një veturë komplet elektrike (Foto)

Kompania e pajisjeve të amvisërisë, synon të krijojë një veturë komplet elektrike (Foto)

Prodhuesi Dyson që merret kryesisht me makinat për tharjen e duarve të lagëta, por edhe pajisje tjera që nevojiten në amvisëri, pritet të krijojë një veturë komplet e elektrike.

Thashethemet kanë filluar në fillim të vitit, kur kompania britanike kishte zbuluar se do të prodhojë bateri për këto vetura, transmeton Telegrafi.

Autocar mëson se zyrtarët e Dysonit janë takuar me krerët e Aston Martinit, për disa bisedime. Sipas të gjitha gjasave, ata janë duke folur për bashkëpunimin e mundshëm në krijimin e automobilit që lëviz me rrymë.

Në anën tjetër, kjo nuk është kompania e parë që ndryshon prodhimtarinë dhe fillon të krijojë vetura.

Tesla është krijuar nga një dizajner i kompjuterëve, kurse Peugeot ka prodhuar më parë mullinj piperi./Telegrafi/

Kompania që prodhon makina për tharjen e duarve pritet te krijoje veture komplet elektrike foto 2