LAJMI I FUNDIT:

Kompania italiane “Ambientes.c” hap zyrën në Prishtinë

Kompania italiane “Ambientes.c” hap zyrën në Prishtinë

Në ambientet e Ambasadës së Italisë sot është prezantuar kompania italiane “Ambientes.c”, që operon në sektorin e konsulencës mjedisore dhe inxhinierisë. Kompania ka hapur zyrën e saj edhe në Prishtinë.

Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Andras Ferrarese ka vlerësuar lartë aktivitetin e kompanisë italiane në tregun italian dhe ndërkombëtar. Ai tha se Kosova ka nevojë për një kompani të tillë, e cila bënë hulumtime mjedisore dhe inxhinierisë.


Nga përfaqësues të kompanisë “Ambientes.c” u tha se janë të interesuar të bëjnë hulumtimin dhe fizibilitetin ambiental të termocentralit “Kosova B”.

Presidentja e kompanisë “Ambientes.c”, Partizia Vianello tha se kjo kompani është themeluar para 35 viteve dhe fushë veprimtaria e saj është industriale dhe infrastrukturore.

Edhe kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu tha se kontributi i shtetit italian dhënë për Kosovën mbetet i çmuar. Ai beson se kjo komani do të shtrihet me aktivitetin e saj edhe lidhur me hulumtimet ambientale në Kosovë, e cila ka shtrirje në gjithë tregun evropian.

Ndryshe kjo kompani për një vit ka pasur qarkullim financiar 17 milionë euro, me mbi 300 tenderë.
Kompania “Ambientes.c”, ka edhe laboratorin për analiza dhe cilësi të derivateve. /Telegrafi/