0Shares

Dy kompani kryesore ajrore të Japonisë, kanë nisur sjelljen në tokë të të gjithë avionëve Boeing 787 të tyre, pasi një avion pasagjerësh Dreamliner, i kompanisë Airways Nippon(ANA) bëri një ulje emergjente.

ANA dhe Japan Airlines njoftuan për këtë masë, pasi që një aeroplan i ANA-s bëri një ulje emergjente, pasi që instrumentet treguan një gabim në bateri dhe u ndje një erë të pazakontë në kabinën e plotit, raporton Rel.

Agjencia e lajmeve Kyodo, tha se Ministria e Transportit në Japoni e konsideroi uljen emergjente një incident të madh, që ka mundur të çojë në një aksident. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)