Pensionistët e Kosovës do të shqyrtojnë të gjitha rrugët e mundshme për të fituar të drejtën e tyre për kompensim për pensionet e tyre, të cilat janë ndaluar nga shteti i Serbisë që nga qershori i vitit 1999. Kështu vlerësojnë përfaqësuesit e Sindikatës së Pensionistëve të Kosovës, të cilët siç thonë, janë duke u përgatitur që të ankohen në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg.
Nisma e sindikalistëve pensionistë ka pasuar pas vendimit të Gjykatës në Strasburg që Fondi për Sigurimin Pensional dhe Invalidor të Republikës së Serbisë t’ua kompensojë pensionet 3 individëve që ishin ankuar në këtë gjykatë.
Nexhat Ibrahimi, nga Sindikata e Pensionistëve të Kosovës, tha se kjo sindikatë ka vendosur që t’i deponojë ankesat në Gjykatën e Strasburgut. “Disa pensionistë që janë ankuar privatisht i kanë fituar pensionet. Kemi informata nga disa avokat që na prezantojnë neve edhe në Gjyqin e Strasburgut, prandaj ne po mbledhim shënime sa të mundmi. Mirëpo, ndërkohë, do të mbahet një mbledhje e Kuvendit të Kosovës, me 28 shkurt, lidhur me këtë çështje dhe ne do ta shqyrtojmë, pasi të mbahet ky kuvend, se çka të bëjmë më tutje”, tha Ibrahimi.
Por, lidhur me këtë çështje, përplasje mendimesh janë duke u zhvilluar ndërmjet Sindikatës së Pensionistëve dhe Shoqatës e Pensionistëve të Kosovës.
Kryetari i kësaj shoqate, Shaban Kajtazi, tha se pensionistët të cilët kanë përfituar kompensimin e pensioneve të tyre nga Serbia, nuk janë shtetas të Kosovës. “Mirëpo, ata tre pensionist që thonë se janë të Kosovës, ata kanë qenë të Kosovës, por janë shpërngulur në Novi Pazar (Serbi). Janë dy boshnjak dhe Shaban Kelmendi, i cili shkon herë në Kosovë e herë nuk e di se ku… Ajo nuk është bazë, ngase pensionistëve të Kosovës, asnjë individi, ende Gjykata e Strasburgut nuk ua ka pranuar atë të drejtë, sepse duhet të shteren të gjitha mjetet juridike në gjykatat e vendit, për të arritur të drejtën për të shkuar në gjykatën ndërkombëtare”, u shpreh Kajtazi.
Në anën tjetër, nën presionin e Gjykatës së Strasburgut, Qeveria e Serbisë më 12 shkurt e kishte hartuar “planin aksional për zgjidhjen e problemit të pagesës së pensioneve në territorin e Kosovës”.
Më pas, Fondi për Sigurimin Pensional dhe Invalidor i Republikës së Serbisë ka nxjerrë një dokument, përmes të cilit njoftohen pensionistët e Kosovës për mundësinë e kompensimit të tyre dhe mënyrën e aplikimit.
Kohë më parë ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pati deklaruar se çështja e kompensimit të pensionistëve të Kosovës duhet të shqyrtohet në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që po mbahet në Bruksel.
Ai i ka thënë Radios Evropa e Lirë se dokumenti apo njoftimi të cilin e ka lëshuar Fondi për Sigurimin Pensional dhe Invalidor i Republikës së Serbisë, mbanë në vete kushte, apo siç e quan ai hilen, deri në atë mase sa ai të jetë i parealizueshëm nga pensionistët e Kosovës. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo zhvillohet ngjarja e Bitcoinit që ndodh një herë në katër vjet
Kush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Sa afër jemi nga kryerja e pagesave me kriptovaluta
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel