LAJMI I FUNDIT:

Kompensimi i ish të burgosurve politikë s’po shkon mbarë (Video)

Kompensimi i ish të burgosurve politikë s’po shkon mbarë (Video)

Më shumë se 4 mijë ish-të burgosurve politikë pritet t’u bëhet kompensimi për vitet e kaluara në burg, si të dënuar.

Por ky proces, duket se nuk ka shkuar për së mbari. Ish-të dënuarit në kushte anonimiteti, kanë treguar se ka pasur shkelje gjatë kompensimit të tyre.


Shkeljet kryesisht kanë të bëjnë me mosrespektimin e radhës nga ana e Komisionit qeveritar për njohjen e statusit të ish-të dënuarve dhe të ish-të përndjekurve politikë.

I kontaktuar nga KTV-ja, sekretari i këtij komisioni Shefik Sadiku, nuk ka dhënë informacione rreth procesit, duke thënë se janë në pritje të formimit të komisionit të ri.

Ndërkaq, në Shoqatën e të Burgosurve politikë, e kanë vlerësuar si të rregullt këtë proces, duke mos përjashtuar ankesa të ndryshme të ish-të dënuarve.

TAULANTI_KOMPENSIMI_BURGOSURIT_POLITIK_06_05 from Koha.net on Vimeo.