LAJMI I FUNDIT:

Kompleksi Memorial “Baza e parë e UÇK-së” në shtëpinë e heroit Hakif Zejnullahu

Kompleksi Memorial “Baza e parë e UÇK-së” në shtëpinë e heroit Hakif Zejnullahu

Nesër në fshatin Lladoc të Podujevës do të inaugurohet Kompleksi Memorial “Baza e parë e UÇK-së”.

Në vend ku është ndërtuar ky Kompleks ka lindur dhe është rritur deri në rënie heroi i kombit Hakif Zejnullahu.


Shtëpia e babait të Hakifit, Sabit Zejnullahu në Lladoc ishte vendnisja dhe vendtakimi i të gjitha aksioneve që janë kryer nga luftëtarët e UÇK-së të Zonës Operative të Llapit.

Hakif Zejnullahu ka rënë më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrisë së bashku me komandantin e UÇK-së Zahir Pajaziti dhe Edmond Hoxhën.

Këta tre së bashku edhe me dëshmorin Ilir Konushevci do të vijnë nesër të skalitur në bronz.

Inaugurimi i “Bazës së parë të UÇK-së” mbahet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ndërsa ndërtimi i kompleksit është bërë me mjete të Qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori