LAJMI I FUNDIT:

Komplimentet ruajnë lidhjen

Komplimentet ruajnë lidhjen

Për të ruajtur marrëdhëniet e harmonishme në çift, nganjëherë, por jo gjithmonë, josheni egon e partnerit, sepse kështu do të shpëtoni lidhjen tuaj nga mashtrimi dhe tradhtia.

Nuk ju kushton asgjë ta provoni, transmeton Telegrafi.


Çiftet më së shpeshti tradhtojnë nga arsyeja më e thjeshtë – sepse dikush tjetër i përkushton kujdes dhe i jep komplimente, ndërsa partneri bashkëshortor nuk e bën këtë gjë.

Kjo është teori e ekspertit për marrëdhënie në bashkëshortësi, Christian Denmon, i cili thotë që njerëzit ndihen keq nëse nuk kanë llojin e tillë të përkrahjes në shtëpi.

Me komplimentet e duhura do t’ia zbukuroni ditën dhe njëkohësisht do ta ngacmoni libidon “e fjetur” dhe do ta përforconi dashurinë.

Meqenëse shumica e meshkujve nuk janë “të shpejtë me komplimente”, ndërsa të gjitha femrat dëshirojnë të dëgjojnë sa të bukura janë, sa tërheqëse dhe seksi, ja disa fraza të cilat i rekomandojnë ekspertët për t’u frymëzuar. Fjalët e mira duhet të mos jenë të shumta me qëllim që mos u bie vlera.

23 (2)_620x0

Më pëlqen trupi yt
Thoni asaj se e dëshironi dhe do të ndjehet tërheqëse dhe e lumtur. Këtë kompliment është mirë t’ia jepni derisa përkëdheleni ose duke bërë dashuri.

Je aq e mirë
Nëse ia thoni këtë, ndoshta do të jetë e gatshme të provojë diçka tjetër që t’u bëjë të lumtur.

Nuk mund t’i largoj duart nga ti
Gjithkush dëshiron të ndjehet joshëse dhe tërheqëse, ndërsa me këtë kompliment, në mënyrën më të mirë do t’i tregoni se sa e dëshironi.

Ne përshtatemi plotësisht
Afrojeni dhe dëshmoni se si përshtaten trupat tuaj, ndërsa këtë ia pohoni me fjalë dhe do të nxisni një kënaqësi të veçantë tek ajo.

Buzët e tua më pëlqejnë shumë
Secila femër është krenare së paku me një pjesë të trupit të saj. Zbuloni se cila është kjo pjesë dhe bindeni atë se është vërtet ashtu.

Edhe pse shumica e meshkujve e kanë vështirë të japin komplimente, këto fjali të shkurta dashurie nuk është vështirë t’i thonë. Nëse ju duken të papërshtatshme atëherë mund t’i modifikoni paksa dhe t’i përshtatni ashtu si ju duket më mirë.

Mirëpo, mos hezitoni të thoni diçka të bukur, sepse do të jetë mirë edhe për ju, edhe për atë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

Lifestyle
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Kalo në kategori