LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Çairit punëson vetëm tre defektologë!

Komuna e Çairit punëson vetëm tre defektologë!

Vetëm tre defektolog janë punësuar në Komunën e Çairit, të cilët do të angazhohen në nëntë shkollat e kësaj Komune.

Këshilltari për arsim në këtë komunë, Musafer Rexhepi, bën të ditur se tani më këta defektologë kanë nisur punën e tyre, dhe të njëjtët vizitojnë shkollat për të cilat janë caktuar nga një herë në javë.


I pyetur se a janë klasat e ndara për këta fëmijë, ai theksoi se fëmijët janë në një klasë me nxënësit tjerë me qëllim socializmi.

“Të punësuarit vizitojnë shkollat nga një herë në javë, ku punojnë me fëmijët me nevoja të posaçme. Një defektolog është përgjegjës për tre shkolla. Fëmijët me nevoja të posaçme nuk janë të ndarë në klasa të veçanta por mësojnë së bashku më nxënësit tjerë me qëllim që të socializohen”, tha Rexhepi.

“Fëmijët kanë nevojë për kujdes special, pasi që natyra e tyre e kërkon këtë. Ka raste të ndryshme, me ç’rast dikush mund të socializohet më shpejt e disa më ngadalë, prandaj një vizitë në javë nuk mjafton”, thotë një defektologe.

“Fëmijët me nevoja të posaçme kanë nevojë për kujdes të veçantë. Unë kam dy fëmijë të tillë në klasën time, dhe nuk mund të ndjekin mësimin me të njejtën tempo si nxënësit e tjerë. Unë sinqerisht mundohem por nuk jam eksperte në atë lëmi. Mendoj se duhet kujdes më i madh për këta fëmijë, një ditë në javë nuk mjafton”, tha një mësuese e cila deshi të jetë anonime.

Sa i përket numrit të përgjithshëm të nxënësve me nevoja të posaçme, Rexhipi tha se nuk kanë dokumentacion se sa janë në përgjithësi vetëm që sipas tij mjaftojnë tre defektolog që të punojnë me ata.

“Nuk e di sa është numri i përgjithshëm i këtyre fëmijëve shkaku që nuk janë të regjistruar në dokumentacion, por që mjaftojnë tre defektolog që të kenë nën kujdes këta nxënës”, tha Rexhepi.

Kurse kohë më parë Ministria e Arsimit dhe Shkencës MASH, njoftoj se në shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni pritet që nga 1 shtator të angazhohen gjithsej 131 defektolog.

Nga MASH, thonë se deri më tani janë punësuar 72 defektolog dhe pritet që deri në shtator të realizohet procedura për punësimin e gjithsej 131 defektologëve.

“Deri më tani 72 janë të punësuar. Kurse për të tjerët procedura është në rrjedha dhe deri në shtator pritet që të gjitha procedurat të përfundojnë”, thonë nga Zyra për Informim.

Sa i përket angazhimit të defektologëve, përgjegjëse janë vetë komunat nën kompetenca e të cilave bijën shkollat, njofton Portalb.

“Angazhimin e të punësuarve do të thotë shpalljen e konkurseve do ta bëjnë vetë komunat për shkollat që bijën nën kompetencat e tyre”, thonë nga MASH.

Ndryshe nga Komuna e Çairit, në shkollat e Komunës së Tetovës, nxënësit me nevoja të posaçme janë të ndarë në klasa të veçanta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Kalo në kategori