LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Drenasit liron nga taksa komunale ndërmarrjen “Ferronikeli” për vitin 2016

Komuna e Drenasit liron nga taksa komunale ndërmarrjen “Ferronikeli” për vitin 2016

Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Drenasit, në mesin e 7 pikave të rendit të ditës, si pik e veçantë e kërkuar nga anëtarët e Kuvendit është diskutuar edhe për ndërmarrjen e Ferronikelit, ku si masë lehtësuese, Kuvendi mori vendim që për fillimin e prodhimit kompanisë në fjalë të lirojë nga taksa komunale në kohëzgjatje prej një viti.

Sipas një njoftimi, pas marrjes së këtij vendimi, Kuvendi unanimisht janë pajtuar që të lëshojnë edhe një deklaratë rreth këtij gjiganti prodhues i cili është jashtë prodhimit që nga marsi i këtij viti.

Në deklaratën e nënshkruar nga Kryesuesi i Kuvendit, Naim Bazaj thuhet se “si masë lehtësuese për fillimin e prodhimit të kompanisë në fjalë të lirohet nga taksa komunale për vitin 2016”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës të ndërpres transportin e xehes jashtë shteti për përpunimin si lëndë e parë, kërkojmë nga Qeveria që të merr përsipër mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve sipas ligjeve në fuqi, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës të angazhohet në plotësimin e kërkesave të dala nga menaxhmenti i Ferronikelit dhe të Sindikatës së kësaj ndërmarrje dhe se Komuna e Drenasit mbetet e përkushtuar në përkrahjen e kërkesave të punëtorëve të ndermarrjes së Ferronikelit”, thuhet në këtë deklaratë të Kuvendit të Komunës së Drenasit. /Telegrafi/