LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gostivarit: Kompletimi i dokumentacionit me elaborate gjeodezike më së voni deri në dhjetor

Komuna e Gostivarit: Kompletimi i dokumentacionit me elaborate gjeodezike më së voni deri në dhjetor

Komuna e Gostivarit në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni, apelon që të respektohet afati ligjor dhe të kompletohet dokumentacioni me elaborate gjeodezike më së voni deri në dhjetor.

Sipas Ligjit për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje në Republikën e Maqedonisë, të gjithë qytetarët që aplikuan në afatin e parë në vitin 2011, janë të obliguar që dokumentacionin ta kompletojnë me elaborate gjeodezik më së voni deri në dhjetorin e vitit 2016.


Siç thuhet në kumtesë, si rezultat i ndryshimeve ligjore të ligjit për legalizimin e objekteve të ndërtuara paleje, u mundësua prolongimi i afatit për dorëzimin e elaborateve gjeodezike deri më 31 dhjetor të vitit 2016 .

Për shkak se afrohet afati kohor dhe me qëllim që të gjithë qytetarët që bënë kërkesë për legalizim të objekteve paleje në afatin e vitit 2011, të arrijnë të përfundojnë procedurën dhe të pajisjen me aktvendim për legalizim të objekteve të tyre, Komuna e Gostivarit apelon që të respektohet afati ligjor dhe në kohë të kryejnë obligimet e tyre në afatin e paraparë ligjorë.

Në të kundërtën, sipas Ligjit për legalizimin e objekteve të ndërtuara paleje, procedura do të ndërpritet dhe qytetarët do të humbin të drejtën për legalizimin e objekteve të tyre, thuhet mëtej në kumtesë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori