LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Obiliqit do ta mbështesë KUR “Prishtina”

Komuna e Obiliqit do ta mbështesë KUR “Prishtina”

Udhëheqësit e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” janë takuar sot me kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashin, me të cilin kanë biseduar për situatën aktuale të infrastrukturës së ujësjellësit dhe rrjetit të kanalizimit.

Në një komunikatë për media, nga Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” kanë bërë të ditur se gjatë këtij takimi u diskutua edhe për bashkërendimin e investimeve dhe projekteve zhvillimore në kontekst të furnizimit të qëndrueshëm me ujë të pijshëm dhe trajtimit të ujërave të zeza, ngritjen e shërbimeve ndaj konsumatorëve për një mirëqenie më të mirë , planet konkrete të bashkëpunimit dhe projektet specifike zhvillimore.


Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka premtuar mbështetje në realizimin e projekteve të përbashkëta me Ujësjellësin Rajonal “Prishtina”.

“Komuna e Obiliqit do e mbështesë këtë kompani në kontekst të avancimit të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të investimeve si dhe trajtimit ndër institucional të çështjeve të sipër pëmendura”, thuhet më tej në komunikatë.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” kanë konfirmuar mbështetjën e Komunës së Obiliqit për projektet dhe investimet që kanë bërë në rrjetin e ujësjellësit dhe trajtimin e ujërave të zeza. /Telegrafi/