LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës: Do t’i luftojmë me ngulmë dukuritë negative

Komuna e Prishtinës: Do t’i luftojmë me ngulmë dukuritë negative

Drejtoria i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, synon sivjet kontrollin e shtuar të ndërtimeve pa leje, largimin e operatorëve ilegalë dhe dukuri të tjera që prishin imazhin e kryeqytetit.

Vitin që shkoi, kjo drejtori e ka mbyllur me një numër të madh të aktiviteteve. Drejtori, Muhamet Gashi, thotë se kanë bërë rreth 100 rrënime të objekteve të ndryshme.

Sivjet Inspektorati i Komunës së Prishtinës, synon që t’i luftojë më me ngulmë të gjitha dukuritë negative që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarit. Gashi shpreson se ky vit do të jetë dhe më produktiv në rrënimin e objekteve të nderuara pa leje, si dhe në evitimin e dukurive tjera të paligjshme.


Në një intervistë për “Radio Kosovën”, ai thotë se Drejtoria komunal i Urbanizimit është treguar mjaftë efikas në punën e vet, duke përshpejtuar procedurën e dhënies së lejeve për ndërtimin e objekteve kolektive.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, Gashi tha se janë bërë rreth 100 rrënime të ndryshme, 320 lirime të hapësirave publike, si janë larguar nga rruga mbi 500 automjete të cilat kanë operuar ilegalisht nëpër rrugët e kryeqytetit. /Telegrafi/