LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës me plan për 1 Maj

Komuna e Prishtinës me plan për 1 Maj

Komuna e Prishtinës ka bërë një plan në lidhje me ditën ndërkombëtare të Punës, 1 Maji.

Sipas një njoftimi nga komuna me rastin e kësaj dite ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve, përveç autobusëve të “Trafiku Urban”, linja nr. 4, automjeteve të Policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it, të ndërmarrjes “Hortikultura” dhe automjeteve emergjente gjatë 1 dhe 2 majit në drejtim të Parkut të Gërmisë, ndërsa linja nr. 5 e transportit publik, punon sipas itinerarit dhe orarit të rregullt deri në Sofali.

Siç njofton komuna pika e fundit për lëvizjen e automjeteve, përveç banorëve të lagjeve: “Normale”, “Sofalia”, “Taukbahçe” dhe restoranteve “Vila Gërmia”, ”Freskia” dhe ”Lira”, do të jetë: kryqëzimi i rrugëve: “1 Tetori”, “Nazim Gafurri” dhe “Ymer Lutfi Paqarizi”, kryqëzimi i rrugëve: “Nazim Gafurri”, “Xhavit Ahmeti” dhe “Dr. Lec Gradica” dhe kryqëzimi i rrugëve: “Dr. Shpëtim Robaj” me atë të Sofal isë, në drejtim të pishinës dhe Parkut të Gërmisë.

Transporti publik i qytetarëve për në Parkun e Gërmisë, deri te pishina, do të bëhet ekskluzivisht me autobusë të “Trafiku Urban”, linja 4.

Sipas komunës inspektorët përgjegjës të Drejtorisë së Inspeksionit, për datat e cekura, do të: parandalojnë shërbyesit e paautorizuar që të bëjnë shitjen – shërbimin ndaj qytetarëve, organizojnë kujdestari, me qëllim të ruajtjes së ambientit (përdorimin e zjarreve për destinime të ndryshme), si dhe hedhjen e mbeturinave në vende të caktuara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori