LAJMI I FUNDIT:

Koncepti fantastik ‘Jeep Crew Chief 714’ (Foto)

Koncepti fantastik ‘Jeep Crew Chief 714’ (Foto)

Në fillim të këtij muaji, Jeep prezantoi një koncept fantastik të një veture, e cila ishte gati për t’u vozitur në terrene shumë të vështira, në Utah, SHBA.

Ky koncept quhet Jeep Crew Chief 715 dhe ka gjithçka që Jeep ka dëshiruar për veturat për terrene të vështira, transmeton koha.net. Ky koncept është spiunuar në festën e pashkëve të Jeep Safari, por aty nuk dukej vetëm si koncept.


Kamionçina ishte inspiruar në kamionin ushtarak Kaiser M715, që ishte përdorur në fund të viteve 60-ta, që ishte inspiruar në Jeep Gladiator. Koncepti Crew Chief ishte për pesë persona, shumë i lartë e i gjerë, perfekt për rrugë të vështira.

Kjo veturë ka edhe një “lift”, i cili mund ta lëvizë makinën nga lartë poshtë për 10 centimetra, amortizatorë special, e rezervar më të lartë. Motorin e ka të Wrangler, 3.6 litërsh V6, i cili prodhon 285 kuaj fuqi.

Ndryshimet e veturës së spiunuar janë shumë të pakta me atë të prezantuar si koncept. Jeep ka një histori të gjatë për të treguar koncepte fantastike për të ngacmuar fansat dhe pastaj ti zhgënjej ata duke mos prodhuar veturat.