LAJMI I FUNDIT:

Koncepti i SL PURE nga Mecedes-Benz, i bazuar në modelin e vjetër Gullwing (Foto)

Koncepti i SL PURE nga Mecedes-Benz, i bazuar në modelin e vjetër Gullwing (Foto)

Prodhuesi automobilistik nga Gjermania është i njohur për makina legjendare dhe unike, por 300 SL Gullwing është një nga modelet që udhëheqë mbi të gjitha.

Madje, edhe në ditët e sotme, ky automobil ka mbetur ikonë dhe është shumë i dëshirueshëm.


Koncepti i SL PURE nga Mecedes i bazuar ne modelin e vjeter Gullwing foto 2

Për të mos i zhgënjyer adhuruesit, Mercedes ka vendosur ta kthejë Gullwing-un, por me një rikrijim modern që ka frymën e ditëve të sotme, transmeton Telegrafi.

Koncepti i SL PURE nga Mecedes i bazuar ne modelin e vjeter Gullwing foto 3

Matthias Botcher e ka dizajnuar këtë model me dy dyer, me pamje të veçantë. Në konceptin e SL PURE, shohim linja tejet të rralla, rrota të futura brenda si dhe skaje shumë të theksuara.

Në fotografitë e publikuara, mund të shihet si duket ky model, për të cilin nuk bëhet i ditur ndonjë detaj shtesë. /Telegrafi/