LAJMI I FUNDIT:

Konferencë e përbashkët e bizneseve kosovare dhe sllovene – më 22 qershor

Konferencë e përbashkët e bizneseve kosovare dhe sllovene – më 22 qershor

EAC – Klubi i Bizneseve Sllovene dhe Kosovare me “Spirit Sllovenia” organizojnë së bashku me GZS – Odën Ekonomike Sllovene dhe OEK – Odën Ekonomike Kosovare, konferencën e dytë të
bizneseve sllovene dhe kosovare dhe takimet B2B.

Konferenca pritet të mbahet në Ljubljanë, gjegjësisht në Odën Ekonomike Sllovene, të martën më 22 qershor 2016.


Ja çfarë thuhet më tej në njoftim:

Kompanitë sllovene do të paraqesin disa zgjidhje interesante të projekteve, veçanërisht për bashkëpunime ndërmjet kompanive sllovene dhe kosovare, si dhe disa prezantime të projekteve për mundësitë e bashkëpunimit me kompanitë sllovene dhe atë kosovare, të cilat janë aplikuar dhe ekzekutuar me sukses në Slloveni dhe në Rajon me mbështetje të ndryshme lokale, nga burimet financiare sllovene dhe të Bashkimit Europian.

NLB Prishtina, Banka SID dhe CMSR janë duke planifikuar të informojnë publikun e Kosovës për mbështetjen dhe shërbimet e tyre në projektet e paraqitura për zhvillim, ndërsa Ambasadori i Republikës së Sllovenisë së bashku me “SPIRIT” i mbështesin kontaktet e biznesit dhe perspektivat e tyre në bashkëpunim me Slloveninë dhe Kosovën.

Kompanitë sllovene si Hidroinženiring d.o.o., Arhel d.o.o., do të informojë palët e interesuara në lidhje me projektet e tyre të ndryshme,të cilat mund të janë me interes për firmat e ndryshëm të Kosovës si dhe për partner në fusha teknike dhe financiare.

Do të organizohen takime direkte (B2B) në mes të kompanive kosovare dhe sllovene si dhe të institucioneve, ndërmarrje të vogla dhe të mesme, kompani të drurit, të bujqësisë etj., për të kërkuar, identifikuar, detajizuar dhe zhvilluar mundësitë e përbashkëta të biznesit, projekte, konsorciume.

Ne fuqimisht rekomandojmë që takimet e drejtpërdrejta ndërmjet biznesmenëve të Kosovës dhe Sllovenisë të interesuarit të lajmërohen dhe konfirmojnë (në formë të shkruar paraprakisht).

Për informata më të hollësishme rreth konferencës dhe interesimit për pjesëmarrjen tuaj mund të informoheni në këto kontakte si më poshtë:

EAC – Klubi i Bizneseve Sllovene dhe Kosovare,

www.eac-ks.eu

E-mail : info@eac-ks.eu, ose

Znj. Blerta ALIU tel. +377 (0) 44 833 884, e-mail: blerta.aliu@eac-ks.eu

Znj. Sonja RUTAR tel. +386 (0) 49 141 485, e-mail: sonja.rutar@eac-ks.eu