LAJMI I FUNDIT:

Konferencë për parandalimin e korrupsionit në komuna

Konferencë për parandalimin e korrupsionit në komuna

Zyra e BE në Shkup sot organizon konferencë me temë „Parandalimi i korrupsionit dhe konfliktit të interesave në komuna“ si pjesë e projektit „Përkrahje për parandalimin efikas dhe luftën kundër korrupsionit“, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Projekti i përkrahur nga BE me 1,4 milionë euro, do të realizohet prej qershorit deri në tetor të këtij vitit, ndërsa qëllimi i tij është përmirësimi i kornizës juridike dhe institucionale për luftë kundër korrupsionit, si dhe përforcimi i sistemit për menaxhim të konfliktit të interesit. Në fokusin e aktiviteteve të projektit do të jetë edhe financimi i partive politike dhe fushatave zgjedhore, rastet e përndjekjes dhe gjykimit të korrupsionit, si dhe menaxhimi me pronat e konfiskuara.


Siç transmeton Telegrafi Maqedoni, në konferencë do të flasin Lukas Holub nga Delegacioni i BE në Shkup, kryetari i Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, Igor Tanturovski, ambasadori i Sllovenisë në Maqedoni, Branko Rakovec dhe zëvendës ambasadori i Gjermanisë, Helge Sander./Telegrafi/