LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen 12 vetura: Tregtarët e veturave, të pakënaqur me Doganën (Video)

Konfiskohen 12 vetura: Tregtarët e veturave, të pakënaqur me Doganën (Video)

Tregtarët nuk janë ndarë të kënaqur me aksionin e Doganave të Kosovës, të cilët kanë kontrolluar veturat që kanë dalë në treg në mënyrë të kundërligjshme. Një pjesë e tregtarëve, po ashtu, në mënyrë kriminale dhe të organizuar kthejnë kilometrat veturave të cilat pastaj i shesin. Me gjithë kundërshtimin e pronarëve, Dogana ka konfiskuar 12 makina.

“Aksioni ka lidhje me verifikimin e automjeteve, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara, të padoganuara etj. Deri më tani janë konfiskuar 12 vetura”, ka thënë për KALLXO.com zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci.

Shpejtim Rexhepi, njëri nga tregtarët, e ka quajtur aksionin e Doganës si plaçkitje të popullit.

“Kjo është turp ç’a jonë tu bo, se asnjë kerr që blihet ose shitet pa e pagu doganën. Po kjo është veç me plaçkit popullin dhe me prish sot tregun”, tha ai.

Ankesë nuk ka Ilmi Ilazi, i cili e kishte futur veturën në treg pa doganë. Ai vetëm pret që vetura t’i konfiskohet.