LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Asociacioni i komunave serbe, fatale për sovranitetin

Konjufca: Asociacioni i komunave serbe, fatale për sovranitetin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, e ka vlerësuar të rrezikshëm idenë për themelimin e asociacionit të komunave serbe në veri.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Konjufca ka thënë se kjo ide është me pasoja fatale për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

“Themelimi i asociacionit të komunave serbe në veri të Kosovës është një ide shumë e rrezikshme, ide me pasoja fatale për perspektivën e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca, duke shtuar se krijimi i këtij asociacioni është implementim i autonomisë për veriun.


“Krijimi i këtij asociacioni të komunave serbe në veri nuk është asgjë tjetër përveç autonomi për veriun e vendit tonë. Madje, unë mendoj se këtu edhe fillon implementimi i autonomisë territoriale për veriun e Kosovës”, ka vlerësuar Konjufca.

Ai ka bërë me dije se Lëvizja Vetëvendosje! do të vazhdojë ta kundërshtojë fuqishëm krijimin e këtij asociacioni, i cili është në kundërshtim edhe me pakon e Ahtisarit dhe është në përputhje me platformën e Serbisë.

“Jemi kundër krijimit të asociacionit të komunave serbe në veri të Kosovës dhe do ta kundërshtojmë fuqishëm. Republika e Kosovës nuk ka nevojë të krijojë institucione të cilat shkojnë në favor të autonomisë në veri, por Kosova duhet të shkojë drejt shpërbërjes së strukturave kriminale të Serbisë në veri, me plane konkrete, në mënyrë që të shtrihet sovraniteti i Kosovës edhe në atë pjesë të Kosovës, e cila tash për tash kontrollohet nga Beogradi. Kjo ide dhe kjo gatishmëri goxha është në përputhje me planet e Serbisë që i ka pasur gjithmonë, që të themelojë një organizëm i cili nuk i nënshtrohet autoritetit qendror të Prishtinës, i cili është i pavarur në vendimmarrje dhe të cilin e kontrollon Beogradi e jo Prishtina”, ka theksuar Konjufca. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori