LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Shteti nuk është i pranishëm në veri

Konjufca: Shteti nuk është i pranishëm në veri

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës kurrë nuk e ka adresuar çështjen e spastrimit etnik nga Serbia në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës ka dështuar në shumë aspekte në veri, kjo për shkak se Qeveria është dorëzuar para dhunës që është përdorur atje.

“Qeveria aq pak ka kontroll atje. Krimet dhe vrasjet nuk janë zbardhur, e nuk janë nxënë kriminelet. Kujtomë Enver Zymberin që u vra dhe nuk është zënë as vrasësi. Edhe një pjastër i EULEX është vrarë nga strukturat e Serbisë. Pse nuk ka zbardhje të krimeve? Sepse shteti nuk është i pranishëm”, tha ai. /KosovaPress/