LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Veriut vijon të mos ndalet – lideri duket qartazi i kënaqur për provën e kaluar me sukses (Foto)

Koreja e Veriut vijon të mos ndalet – lideri duket qartazi i kënaqur për provën e kaluar me sukses (Foto)

Koreja e Veriut vijon të mos ndalet në misionin e saj të testimit të raketave bërthamore, edhe pse është paralajmëruar disa herë nga ndërkombëtarët se duhet të ndalojë prodhimin e tyre.

Lideri Kim Jong Un e cilësoi si një sukses të madh dhe fitore rezultatin e testimit të një rakete balistike.


Televizioni shtetëror korean ka shfaqur imazhe, ku lideri duket qartazi i kënaqur për provën e kaluar me sukses.

Por jo vetëm Kim shfaqet i buzëqeshur, por edhe aleatët e tij. Kim e renditi vendin në “rangun e parë” të fuqive ushtarake bërthamore.

Por atë që lideri i Koresë së Veriut e cilëson si sukses, të tjerë vende e dënojnë, përcjell TCH.

Raportet tregojnë se një tjetër raketë e nisur nga brigjet lindore të vendit ka udhëtuar rreth 500 km në drejtim të Japonisë.

Tokio pretendon se raketa ka arritur në zonën e saj ajrore dhe ka kërkuar mbrojtje për këtë cenim.

Raketa vjen në një kohë kur forcat ushtarake të Koresë së Veriut po kryejnë stërvitjen vjetore së bashku me 25.000 trupa amerikane, pjesa më e madhe e të cilave tashmë janë stacionuar në Kore.

“Qëllimi i tyre është rritja e gatishmërisë se Aleancës, për të mbrojtur rajonin dhe për të ruajtur stabilitetin”, thuhet në deklaratë.

Një zyrtar i Pentagonit tha për CNN parë këtë muaj se testimi i raketave me rreze të gjatë nga Koreja e Veriut nuk është më një kërcënim teorik, por më shumë se real.

fff

fff2

fff3

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Kalo në kategori