LAJMI I FUNDIT:

Kosharja-vendi ku mori fund përgjithmonë sovraniteti i Serbisë në Kosovë (Video)

Kosharja-vendi ku mori fund përgjithmonë sovraniteti i Serbisë në Kosovë (Video)

Në pozitën e sekretarit shtetëror në Ministrinë për Punë në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Jabllanoviq, të martën, ka vënë kurorë në karakollin e Koshares, raporton KTV.

Madje, ai ka thënë se “në Koshare heronjtë më të mëdhenj të popullit dhe shtetit serb e kanë mbrojtur vendin e tyre nga agresori NATO plot 82 ditë”.

Ky veprim i Jabllanoviqit në territorin e Kosovës nuk është penguar fare nga ana e Qeverisë së Kosovës. Derisa nuk e kanë thënë asnjë fjalë për këtë vizitë të Jabllanoviqit.

E ish-komandanti Rrustem Berisha ka deklaruar se Kosharja është vendi ku u zhduk integriteti territorial i Serbisë, ishte vendi ku u zhduk edhe fizikisht dhe përfundimisht “sovraniteti” i Serbisë në Kosovë. Ndërkaq, analistët politikë kanë thënë se ekzekutivi i vendit po tregohet i dobët karshi politikanëve serbë.

Imer Mushkolaj ka deklaruar se liderët e vendit tonë asnjëherë nuk ia kanë bërë respektin e merituar sakrificës së dëshmorëve të rënë në Koshare.

Kurse Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL, ka thënë se kryeministri Isa Mustafa, edhe për këtë çështje po i mban duart në xhepa.

Për veprimin e ish-ministrit të kabinetit të Mustafës, ka reaguar edhe KMDLNJ-ja, duke e quajtur ultra shovinist Jabllanoviqin.

Në Betejën e Koshares, në vitin 1999, mbeten të vrarë qindra ushtarë e policë serbë nga forcat e UÇK-së.

TAULANTI_JABLLANOVIQ_KOSHARE_29_06 from Koha.net on Vimeo.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori