LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Maldivet vendosin marrëdhënie diplomatike

Kosova dhe Maldivet vendosin marrëdhënie diplomatike

Në mjediset e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Londër është nënshkruar marrëveshja mbi marrëdhëniet diplomatike në nivel ambasadorësh midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Ishujve Maldive.

Dokumenti zyrtar u firmos nga i ngarkuari me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti dhe nga komisionerja e lartë e Republikës së Ishujve Maldive Farahanaz Faizal.

"Qeveritë e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maldivet, të udhëhequr nga parimet e mbështetura në Kartën e Kombeve të Bashkuara, të drejtës ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike të datës 18 prill 1961, dhe duke lakmuar për të zhvilluar dhe forcimin e marrëdhënieve të miqësisë dhe reciprokisht bashkëpunim të përfitimit të dy shteteve, kanë vendosur për të krijuar marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorial, që nga data e nënshkrimit të përbashkët ne këtë komunikatë", thuhet në dokumentin zyrtar që u nënshkrua më 15 prill në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje komisionerja e lartë e Republikës së Maldivet konfirmoi dëshirën e popullit të saj për t’u gjendur pranë miqve të Kosovës, edhe në këto ditë të rëndësishme për njohjen e mëtejshme dhe zhvillimin e shtetit më të ri në botë.

Fjalët e saj ishin fjalë miqësore dhe optimizmi. Edhe Hamiti theksoi se ishte kënaqësi të nënshkruhej kjo marrëveshje e rëndësishme. "Kosova po përforcon marrëdhëniet dypalëshe me shumë vende dhe këtë e vërteton marrëveshja e sotme", theksoi Hamiti. /QiK/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori