LAJMI I FUNDIT:

Kosova duhet të bëjë reforma të thella

Kosova duhet të bëjë reforma të thella

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi priti sot në takim zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim, në Komisionin Evropian, Joost Korte, me të cilin bisedoi për të arriturat e deritashme të Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane, si dhe për hapat e angazhimet që duhet ndërmarrë në të ardhmen.

Në takim u bisedua për të arriturat e deritashme të Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane, si dhe për hapat e angazhimet që duhet ndërmarrë në të ardhmen. Aty u tha se për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian duhen bërë reforma të thella.

Kryeparlamentari Krasniqi e informoi Korte për punën që Kuvendi ka bërë dhe po bën aktualisht në përmirësimin e infrastrukturës ligjore, sidomos në legjislacionin që ka të bëjë me sundimin e rendit e të ligjit, si dhe integrimet evropiane.


Krasniqi tha se Kuvendi ka zbatuar rekomandimet e raporteve të progresit dhe të Studimit të Fizibilitetit, ndërsa sa i përket ligjeve, para miratimit është bërë përafrimi i tyre me standardet evropiane.

Kryetari Krasniqi e njoftoi atë edhe me angazhimet për pavarësimin e Kuvendit, si dhe për punën që po bëhet në mbikëqyrjen e ekzekutivit e të institucioneve të tjera.

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim, në Komisionin Evropian, Joost Korte, çmoi punën e Kuvendit dhe foli për veprimet që Kosova duhet ndërmarrë në të ardhmen, në zbatimin e reformave të thella, si parakusht për integrim në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori