LAJMI I FUNDIT:

Kosova e Shqipëria shpejtojnë hapat për unifikimin e sistemit arsimor

Kosova e Shqipëria shpejtojnë hapat për unifikimin e sistemit arsimor

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe ministri i Ministrisë së Diasporës, Valon Murati, zhvilluan sot një takim me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve të Shqipërisë (MASH) dhe ekspertëve për hartimin e kurrikulave.

Në këtë takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe ndërinstitucional në fushën e arsimit dhe edukimit.


Në veçanti u fol për implementimin e Marrëveshjes për organizimin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë, e cila u nënshkrua në mars të këtij viti.

Ministri Bajrami me këtë rast ka përgëzuar të gjithë mësimdhënësit të cilët punojnë më nxënësit në diasporë, njëherësh është shprehur se MASHT do të vazhdojë të mbështesë me tekste shkollore e forma të ndryshme zhvillimin me sukses të mësimit plotësues të gjuhë shqipe në diasporë .

Ne jemi në përcjellje të punës suaj dhe jemi të sigurt se është arritur një sukses në ndërtimin e kurrikulës dhe standardeve për mësimin e unifikuar në diasporë , gjithashtu edhe për trajnimin profesional të mësimdhënësve.

“Në të gjitha vendet që kam vizituar dhe kam pasur takime me mësimdhënësit në diasporë, kamë vërejtur se është nevoja për një kurrikulë dhe standard unik të mësimit, ndërsa shumica e mësimdhënësve kanë theksuar nevojën që të kenë një lloj certifikate për njohjen zyrtare të punës së tyre si mësimdhënës të angazhuar, ndërsa është i nevojshëm edhe trajnimi profesional i tyre, i cili duhet të jetë një proces i vazhdueshëm ku ata do të aftësohen me metodologji të reja të mësimdhënies”, tha ministri Bajrami.

Ministri Bajrami gjithashtu theksoi se ofrimi e mësimit të integruar për diasporën të trajtohet si detyrim kushtetues që e kemi të përcaktuar edhe në legjislacionet tona.

Ndërsa sa i përket sigurimit të teksteve shkollore për nxënësit e Luginës së Preshevës , ministri Bajrami tha se do të shikohen mundësi të reja për depërtimin e teksteve në destinacion ku rol kyç do të ketë Shqipëria, për faktin se Serbia ende nuk e njeh Kosovën si shtet, tha ministri Bajrami.

Ndërsa ministri i Ministrisë së Diasporës , Valon Murati tha se shkolla shqipe duhet të mbështetet në vazhdimësi , që të kemi kontinuitet të zhvillimit të mësimit atje, ndërsa theksoi se në këtë drejtim është i rëndësishëm implementimi i marrëveshjes së përbashkët financiare .

Ministri Murati gjithashtu theksoi nevojën për vetëdijesimin e fëmijëve tanë, por edhe të prindërve që të kemi një përfshirje më të madhe të nxënësve në mësimin plotësues në diasporë .

Erzen Tola, përfaqësues i Shqipërisë ndër tjera tha se Ministria e Arsimit e Shqipërisë merr përsipër implementimin e marrëveshjes së përbashkët si një produkt jashtë zakonisht i rëndësishëm për zhvillimin e mësimit plotësues në diasporën tonë dhe se kjo çështje do të diskutohet edhe në nivelet e larta politike të shtetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori