LAJMI I FUNDIT:

Kosova me Fond të Inovacionit dhe Strategjia Kombëtare për TIK

Kosova me Fond të Inovacionit dhe Strategjia Kombëtare për TIK

STIKK-u organizoi edicionin e parë të Mëngjesit me Anëtarë, ku i ftuar ishte Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci dhe present ishin drejtor ekzekutiv si dhe menaxher nga kompanitë e TIK-ut. Kjo ngjarje u sponsorizua nga kompania e shërbimeve të TIK-ut, LinkPlus IT.

Ky takim jo-formal ngriti tema të ndryshme në bashkëbisedim me ministrin Stavileci, ku u theksuan tema sikur Fondi i Inovacionit, Strategjia Kombëtare e TIK-ut, si dhe politika të zhvillimit afatgjatë.


Ministri Blerand Stavileci theksoi dy ide me të cilat STIKK-u dhe kompanitë anëtare mund të kontribuojnë në promovimin e sektorit; 1. si fillim u ceken takime më të shpeshta në baza javore në të cilat mund të përfshihen mediumet dhe portalet vendore; 2. emisionet teknologjike të jenë me tematika më të fokusuara për zhvillimet në vend.

Anëtarët tanë ngritën çështjen e ndihmës së zbehtë nga ana e Qeverisë në përkrahjen e kompanive të TIK-ut në përfaqësim në ngjarje rajonale dhe ndërkombëtare sikurse Cebit, Appsworld, Webit etj., të cilat kanë potencial për të sjell investime në ekonomin e vendit; Bashkëpunim më i mirëfilltë midis Ministrisë të Zhvillimit Ekonomik, Diasporës, Punëve të Jashtme dhe të tjerave; Një lidhje më e mirë midis kompanive vendore, diasporës dhe personave të kyçur në industrinë e TIK-ut në vende të zhvilluara.

Gjithashtu u diskutua tema e edukimit formal si dhe incentivat nga ana e Qeverisë për bursa mujore për trajnimin e kandidatëve të rinjë në kompani.

Në fund u diskutua që sektori i TIK-ut mund të jetë më fitimprurës në një kohë më të gjatë në krahasim me sektoret tjerë.

Mengjesi më anëtarë do të vazhdojë me edicione të radhës ku mysafirë do të vijnë nga fusha të ndryshme. /Telegrafi/